Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 469, datë 03.05.2013 SHLUP "Beder"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 469, datë 03.05.2013

Për akreditimin e Institucionit dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Arsim parashkollor dhe fillor”; Bachelor në “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji”; Bachelor në “Drejtësi”; Bachelor në “Shkenca Komunikimi”; Bachelor në “Shkenca Islame”; Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Turke”; “Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”; Master i Shkencave në “Psikologji këshillimi dhe pedagogji”; Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi turke”; Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi angleze”; Master i Shkencave në “Drejtësi, me profile: E Drejtë penale; E Drejtë ndërkombëtare”; Master i Shkencave në “Shkenca Komunikimi, me profile: Marrëdhënie me publikun; Gazetari”; Master i Shkencave në “Shkenca moderne Islame”; Master i Shkencave në “Shkenca themelore Islame” dhe Master Profesional në “Mësuesi, gjuhë turke për arsimin e mesëm”, të Shkollës së Lartë Private “Hëna e Plotë” (BEDER), Tiranë.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Institucionit dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Arsim parashkollor dhe fillor”; Bachelor në “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji”; Bachelor në “Drejtësi”; Bachelor në “Shkenca Komunikimi”; Bachelor në “Shkenca Islame”; Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Turke”; “Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”; Master i Shkencave në “Psikologji këshillimi dhe pedagogji”; Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi turke”; Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi angleze”; Master i Shkencave në “Drejtësi, me profile: E Drejtë penale; E Drejtë ndërkombëtare”; Master i Shkencave në “Shkenca Komunikimi, me profile: Marrëdhënie me publikun; Gazetari”; Master i Shkencave në “Shkenca moderne Islame”; Master i Shkencave në “Shkenca themelore Islame” dhe Master Profesional në “Mësuesi, gjuhë turke për arsimin e mesëm”, të Shkollës së Lartë Private “Hëna e Plotë” (BEDER), Tiranë, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:

Për Institucionin Shkolla e Lartë Private “Hëna e Plotë” (BEDER)

§  Institucioni duhet të japë përparësi për zhvillimin e bibliotekës (katalogimi i të gjitha librave sipas standardeve ndërkombëtare, krijimin e një katalogu online, blerjen e librave për të gjithë fushat hulumtuese të institucioneve, alokimi i pajisjeve teknike dhe krijimi i hapësirës së mjaftueshme për të lehtësuar hulumtim dhe studentët). Më shumë anëtarë të stafit duhet të caktohen në detyra të bibliotekës shkencore.

§  Institucioni duhet gjithashtu të bëjë një përpjekje të veçantë për të forcuar kërkimin shkencor në bashkëpunim me institucionet e themeluara kërkimore.

§  Institucioni duhet të bëjë përpjekje të veçanta për të rekrutuar më shumë personel në nivel të profesorit (për të kapërcyer mungesën e pranishme). Kjo do të jetë gjithashtu e rëndësishme që Institucioni të jetë në gjendje të ofrojë ciklin e tretë të studimeve në një objektiv afat të mesëm.

 

Për programin e studimit Bachelor në “Arsim parashkollor dhe fillor”

§  Të rishikohet/riformulohet më mirë nga ana gjuhësore/kuptimore emërtimi aktual i diplomës.

§  Të përmirësohen objektivat për formimin e studentëve në këtë program, pasi janë përshkruar në mënyrë të përgjithshme, në disa raste të formuluara jo korrekt nga ana gjuhësore dhe pa cilësuar tipin/kategorinë e kompetencave profesionale (të përgjithshme, specifike dhe të transferueshme) që pritet të fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit dhe që profilizojnë qartazi programin në specialitetin e mësuesisë/edukatorit të arsimit parashkollor dhe fillor.

§  Të rishikohet raporti teori – praktikë në mbështetje të Udhëzimit Nr.30 i MASH-së, datë 29.07.2008 “Për organizimin e studimeve të larta universitare për formimin universitar të mësuesve”, fq. 29-30, “Plani mësimor i programit të studimit në mësuesi për arsimin fillor”, parashikon për praktikën shkollore 425 orë në total.

§  Të parashikohen në planin mësimor forma të tjera të mësimdhënies si veprimtari praktike / laboratorike / vrojtuese të specifikuara sipas fushës / tematikës, për ato disiplina të cilat kanë (P.sh Edukimi figuratv; Shkencat e natyrës, Metodologjitë/didaktikat e ndryshme, informatika, etj..)

§  Të rritet numri i stafit të kualifikuar me gradën Dr.

 

Për programin e studimit Bachelor në “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji”
§  Të përshtatet programi mësimor për të parashikuar më shumë lëndë/module që mbulojnë fushën e pedagogjisë.
§  Të përmirësohen objektivat e programit të studimit pasi janë shumë të gjera.
§  Të krijohen marrëveshje me institucione për realizimin e praktikës profesionale.
§  Të rritet numri i personalit akademik të mirëkualifikuar në fushën e psikologjisë.
§  Të krijohen mundësi për të sjellë përvojat më të mira të shërbimit psikologjik nga vende të tjera.
§  Të rritet numri i titujve dhe botimeve bashkëkohore në biblotekën e Institucionit.
 

Për programin e studimit Bachelor në “Drejtësi”

§  Të arrihet niveli i kërkuar për kualifikimin e personelit të brendshëm dhe të jashtëm akademik.

Për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Komunikimi”

§  Të qënurit një Institucion i ri, sjell mungesën e përvojës dhe të traditës të cilat i japin departamentit dhe programit mësimor një qëndrueshmëri dhe besueshmëri.
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv.
§  Të përshtatet fusha e studimit të personelit akademik me disiplinën përkatëse.
§  Të përmirësohet programi i disiplinës Gjuhë shqipe 1 dhe 2.
§  Të sigurohen tekste bazë në disa disiplina.
§  Të rritet numri i titujve dhe botimeve bashkëkohore në biblotekën e Institucionit.
§  Të realizohet një raport financiar për këtë program studimi.

Për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Islame”
§  Të pasurohet bibloteka e Institucionit me literaturë të shkruar në gjuhën shqipe.
§  Të rritet numri i personelit akademik shqiptar.
§  Të krijohet një koordinim më i efektshëm ndërmjet departamenteve dhe Njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë si për vjeljen e informacionit, ashtu edhe për reflektimin mbi rezultatet e vlerësimit.
§  Të realizohet një lidhje midis stafit dhe studentëve për të qënë më në korrente rreth problematikave korrente me të cilat përballet bashkësia e muslimanëve që frekuenton xhamitë e vendit.

Për programin e studimit Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Turke”
§  Të shtohen modulet e lëndës së gjuhës shqipe për studentët shqiptarë dhe të huaj.
§  Të rekrutohet staf akademik me përvojë në përputhje me specialitetin e lëndëve të këtij programi studimor.
§  Të punohet më shumë për tekste universitare dhe përditësimin e tyre.

Për programin e studimit Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”
§  Të rritet numri i personelit akademik të specializuar sipas fushave të veçanta, duke u pasuruar me anëtarë që mbulojnë fusha specifike, e rëndësishme kjo për cilësinë në mësimdhënie.
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv.
§  Të krijohen mjedise sportive për studentët. 

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji”
§  Të krijohet një organizim më institucional në realizimin e aktivitetit mësimor.
§  Të rritet numri i pedagogëve efektivë dhe me kontratë për të mbuluar fusha specifike të programit të studimit.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi Turke”
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv.
§  Të krijohen mundësitë për të realizuar anketime në bazë shkencore.
§  Të shikohet mundësia për të afruar sa më shumë studentë shqiptarë.
§  Të vendoset një mesatare më e lartë për ato studentë që kërkojnë të aplikojnë në këtë program studimi.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”
§  Të rritet numri i personelit akademik të specializuar sipas fushave të veçanta, duke u pasuruar me anëtarë që mbulojnë fusha specifike, e rëndësishme kjo për cilësinë në mësimdhënie.
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv.
§  Të përputhet më shumë programi i studimit me objektivat e tij të punesimit.
§  Të realizohet një ndërthurje tërësisht e balancuar midis lëndëve të formimit letrar dhe gjuhësor.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Drejtësi, me profile: E Drejtë penale; E Drejtë ndërkombëtare”
§  Të krijohen mundësitë për të arrituar në nivelin e kërkuar të përqindjes së stafit të brendshëm dhe kuafikimi i një pjese të tij në krahasim me atë të jashtëm.
§  Të rritet numri i titujve dhe botimeve bashkëkohore në biblotekën e Institucionit.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca Komunikimi, me profile: Marrëdhënie me publikun; Gazetari”
§  Të qënurit një Institucion i ri, sjell mungesën e përvojës dhe të traditës të cilat i japin departamentit dhe programit mësimor një qëndrueshmëri dhe besueshmëri.
§  Të përmirësohet raporti i pabalancuar midis personelit akademik efektiv dhe me kontratë.
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv, sipas fushave të veçanta të specializimit
§  Të përfshihet në planin mësimor disiplina e Gjuhës shqipe, e nevojshme për studentët që nuk kanë njohuri për të në formimin bazë.
§  Të rritet numri i titujve në biblotekën e Institucionit, periodikëve të huaj, si dhe sigurimi i teksteve bazë në disa disiplina.
§  Të krijohen mjedise sportive për studentët.
§  Të krijohet mundësia për përfshirje të Institucionit në nismat e BE-së.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programet e studimit Master i Shkencave në “Shkenca moderne Islame” dhe Master i Shkencave në “Shkenca themelore Islame”
§  Të sigurohet literaturë e shkruar në gjuhën shqipe për të ndihmuar studentin gjatë kërkimeve shkencore, për shkak të mungesës së literaturës në gjuhën shqipe.
§  Të rritet numri i personelit akademik shqiptar.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master Profesional në “Mësuesi, gjuhë turke për arsimin e mesëm”
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv.
§  Të krijohen mundësitë për të realizuar anketime në bazë shkencore.
§  Të vendoset një mesatare më e lartë për ato studentë që kërkojnë të aplikojnë në këtë program studimi.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Akreditimin Institucional të Shkollës së Lartë Private “Hëna e Plotë” (BEDER)

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Arsim parashkollor dhe fillor”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Drejtësi”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Shkenca Komunikimi”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Shkenca Islame”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Turke”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi Turke”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Drejtësi, me profile: E Drejtë penale; E Drejtë ndërkombëtare”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Shkenca Komunikimi, me profile: Marrëdhënie me publikun; Gazetari”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Shkenca moderne Islame”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Shkenca themelore Islame”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Mësuesi, gjuhë turke për arsimin e mesëm”
të akreditohet.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save