Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 463, datë 03.05.2013 SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 463, datë 03.05.2013


Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   MENAXHIM NË INXHINIERI

2.   INXHINIERI INFORMATIKE

3.   INXHINIERI TELEKOMUNIKACIONI

4.   EKONOMIK - MBA
 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi ankesën për VKA Nr. 408 datë 11.01.2013, të Programeve të reja të studimit, Master i Shkencave, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Metropolitan Tirana”, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim në Inxhinieri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Informatike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Telekomunikacioni”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Ekonomik MBA”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                                   Master i Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri
                                                                të hapet

Programi i Studimit:                                   Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
                                                                të hapet
 

Programi i Studimit:                                   Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
                                                                të hapet
 
Programi i Studimit:                                   Master i Shkencave në Ekonomik MBA
                                                                të hapet

 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save