Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 46 datë 27.10.2009 - Universiteti “Aleksandër Moisiu”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 46 datë 27.10.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master të Nivelit të Parë (MNP) në:
1. MENAXHIM, me drejtim: a) MENAXHIM BIZNESI, b) MARKETING
2. POLITIKA DHE ADMINISTRIM, me drejtim: a) ADMINISTRIM PUBLIKb) ADMINISTRIM FINANCIARc) DREJTIM TURIZMI
3. EKONOMI – BIZNES, me drejtim: a) DREJTIM I SME - VEb) FINANCË - BANKË
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Master i Nivelit të Parë në: Menaxhim, me drejtim: a) Menaxhim Biznesi, b) Marketing; Politika dhe Administrim, me drejtim: a) Administrim Publik, b) Administrim Financiar, c) Drejtim Turizmi; Ekonomi – Biznes, me drejtim: a) Drejtim i SME – ve, b) Financë – Bankë, të kërkuara nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Menaxhim”, me drejtim: a) Menaxhim Biznesi, b) Marketing, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me kusht plotësimin e mangësive si më poshtë.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Politika dhe Administrim”, me drejtim: a) Administrim Publik, b) Administrim Financiar, c)Drejtim Turizmi, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me kusht plotësimin e mangësive si më poshtë.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Ekonomi – Biznes”, me drejtim: a) Drejtim i SME – ve, b) Financë – Bankë, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me kusht plotësimin e mangësive si më poshtë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Menaxhim”, me drejtim: a) Menaxhim Biznesi, b) Marketing të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Politika dhe Administrim”, me drejtim: a) Administrim Publik, b) Administrim Financiar, c) Drejtim Turizmi të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Ekonomi – Biznes”, me drejtim: a) Drejtim i SME – ve, b) Financë – Bankë, të hapet.
Para miratimit, rekomandojmë që Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, të reflektojë në këto vërejtje:
1-Të angazhohen më shumë pedagogë në mësimdhënie për një rishpërndarje më të mirë të ngarkesës dhe për të ulur numrin e lëndëve që mbulon një pedagog.
2- Të synohet një raport më i drejtë ndërmjet stafit të brendshëm dhe pedagogëve të jashtëm të angazhuar në favor të të parit.
3-Literatura e syllabuseve të përmbajë edhe literaturë në gjuhën shqipe në lëndët, për të cilat ajo është e disponueshme. Gjithashtu, programet duhet të paraqiten të gjitha në gjuhën shqipe.
4- Të përmirësohet më tej raporti ndërmjet leksioneve dhe seminareve në favor të formimit praktik të studentëve.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save