Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 454, datë 03.05.2013 Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 454, datë 03.05.2013


Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:

1.   MËSIMDHËNIE NË CIKLIN FILLOR ME DREJTIM MINOR: MËSIMDHËNIE NË CIKLIN PARASHKOLLOR

 

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   EDUKIM

2.   PËRKTHIM
 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Master Profesional dhe Master i Shkencave, të kërkuara nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

 

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Mësimdhënie në ciklin fillor me drejtim minor: Mësimdhënie në ciklin parashkollor”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:

§  Aplikimi i formularit dhe rregullorja e programit “Master Profesional në Mësimdhënie në Ciklin Fillor me drejtim minor - Mësimdhënie në ciklin parashkollor” është paraqitur së bashku me formularin e aplikimit Master Shkencor në Edukim dhe nuk është parashikuar me 90 ECTS dhe nuk është në pëpruthje me udhëzimin e MASH për përgatitjen e mësuesve.

§  Forma e studimit nuk është përcaktuar qartë nëse është me kohë të plotë apo me kohë të pjeshme.

§  Në syllabuset e lëndëve mungojnë të dhëna për Detyrat e kursit, Format e mësimdhënies dhe literatura nuk është e ditëve të sotme.

§  Nuk janë paraqitur CV e stafit akademik që do të marrin pjesë në realizimin e këtij programi studimi.

§  Kriteret e pranimit në këtë program studimi nuk janë rishikuar për të shërbyer si informacion që jep ky program studimi.

§  Janë paraqitur syllabuset e lëndëve që kanë ngjashmëri me lëndë që janë zhvilluar në ciklin e parë të studimeve.

§  Raporti i orëve në auditor dhe jashtë auditorit nuk është në përputhjet me udhëzimet e MASh në fuqi.

§  Nuk është paraqitur një dokument studimor që flet për lidhjen e këtij programi me tregun e punës.
 

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Edukim”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:

  • Mungojnë syllabuset e 2 moduleve të një lënde të detyrueshme si mëposhtë: Statistikë; SPSS.
  • Në syllabuset e paraqitura mungojnë elementët si: Objektivat e lëndës /modulit; Literatura e ndarë në bazë dhe ndihmëse.
  • Nuk janë paraqitur CV e personelit akademik që do të angazhohet në mësimdhënie.
  • Nuk ka të dhëna sa pedagog janë të angazhuar me kohë të plotë dhe sa me kohë të pjesshme.
  • Nuk ka të dhëna për tregun e punës dhe vlerësimin e nevojave të tregut të punës.
  • Mungojnë të dhëna për aktorët përkatës në realizimin e praktikës studentore.
 
3.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Përkthim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Mësimdhënie në ciklin fillor me drejtim minor: Mësimdhënie në ciklin parashkollor
                                                       të mos hapet

 
Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Edukim
                                                       të mos hapet
 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Përkthim
                                                      të hapet
 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save