Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 451, datë 03.05.2013 SHLUP “Vitrina”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 451, datë 03.05.2013

 

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   MËSIMDHËNIE NË GJUHËN ANGLEZE

2.   PSIKOLOGJI KËSHILLIMI

 

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:

1.   MENAXHIM I INSTITUCIONIT ARSIMOR

2.   MEKATRONIKE

3.   EDUKIM ME PROFIL, MËSIMDHËNIE E PËRGJITHSHME

 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional, të kërkuar nga SHLUP “Vitrina”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

 

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mësimdhënie në gjuhën angleze”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

 

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Psikologji këshillimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

 

3.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Menaxhim i Institucionit arsimor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

 

4.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Mekatronikë”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

  • Të jepet më shumë informacion në faqen e internetit për programin e studimit bachelor në Mekatronikë, për të krijuar një ide me të qartë në lidhje me kompetencat më të thelluara që do të fitojnë studentët në këtë program studimi.
  • Të rishikohet literatura në disa module për të qenë më bashkëkohore.
  • Të krijohet përputhshmëria e plotë midis stafit akademik dhe modulit.
  • Të rritet bashkëpunimi me institucione brenda dhe jashtë vendit për të krijuar më shumë fleksibilitet në shkëmbimet akademike.
 

5.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Edukim me profil, Mësimdhënie e Përgjithshme”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Mësimdhënie në gjuhën angleze

                                                       të hapet


Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Psikologji këshillimi

                                                       të hapet


Programi i Studimit:                          Master Profesional në Menaxhim i Institucionit arsimor
                                                       të hapet
 

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Edukim me profil, Mësimdhënie e Përgjithshme
                                                       të hapet

 

Institucioni aplikues SHLUP “Vitrina”, për programin e studimit: Master Profesional në “Mekatronikë”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save