Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 45, datë 05.05.2015 PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 188, DATË 24.06.2011 “PËR HAPJEN E DISA PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT NË UNIVERSITETIN E TIRANËS”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 45, datë 05.05.2015
PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 188, DATË 24.06.2011
“PËR HAPJEN E DISA PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT NË UNIVERSITETIN E TIRANËS”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, në përgjigje të kërkesës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 7373/2 Prot, datë 22.10.2014, pasi analizoi të gjithë dokumentacionin e aplikimit të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës për hapjen e programit të studimit dhe të aplikuar nga Institucioni me emërtimin Master i shkencave në “Administrimi i Shërbimeve Sociale”, por i përcjellë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit me emërtimin Master i shkencave në “Administrim i Çështjeve Sociale”:

VENDOSI:

1.      Në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 188, datë 24.06.2011, emërtimi i programit të studimit, Master i shkencave në “Administrim i Çështjeve Sociale”, të ndryshohet në Master i shkencave në“Administrimi i Shërbimeve Sociale”, kudo ku ky emërtim citohet në vendimin e mësipërm dhe në përputhje me kërkesën e Institucionit dhe dokumentacionin mbështetës.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, hapjen e programit të studimit me emërtimin Master i shkencave në“Administrimi i Shërbimeve Sociale”, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, të Universiteti i Tiranës.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save