Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 442, datë 03.05.2013 SHLUP "Aldent"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 442, datë 03.05.2013
 

Për ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike, "Aldent".
 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike, "Aldent", të kërkuar me shkresë me Nr. 407/3, datë 27.03.2013 dhe duke patur parasysh dispozitat e Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 5, neni 41, neni 42, arrin në përfundim se:

Struktura e riorganizuar me njësitë kryesore si dhe njësitë bazë për çdo njësi kryesore (Universiteti me Fakultetet përkatëse dhe çdo Fakultet me Departamentet përkatëse) deklarohet si më poshtë:

  1. FAKULTETI I SHKENCAVE DENTARE:
a.    Departamenti i Stomatologjisë

b.    Departamenti i Laborantëve Dentar

c.    Qendra e Formimit dhe Shërbimit Klinik
 
  1. FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE:
a.    Departamenti i Farmacisë

b.    Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë

c.    Qendra Kërkimore Farmako-terapeutike

 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

Ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare Jo Publike, "Aldent" në “Universiteti Aldent”.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save