Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 434, datë 03.05.2013 Universiteti Privat "Albanian University"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 434, datë 03.05.2013


Për riorganizimin e strukturave të Universitetit “Albanian University”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin e strukturave të Universitetit “Albanian University””, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

  ·  Struktura e re e kërkuar nga Universitetit “Albanian University””, përbëhet nga:

  1. Fakulteti i Shkencave Mjekësore:
a.    Departamenti i Stomatologjisë

b.    Departamenti i Farmacisë

c.    Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë

d.    Klinika universitare

e.    Qendër Kërkimore

  1. Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive
a.    Departamenti i Arkitekturës

b.    Departamenti i Elektronikës

c.    Qendra kërkimore

 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

Institucioni:                             Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Universiteti “Albanian University””

miratohet i riorganizuar
 

Institucioni:                             Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive, Universiteti “Albanian University””

miratohet i riorganizuar

 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT


 

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save