Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 43, datë 05.05.2015 PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË INTEGRUAR TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MJEKËSI”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” DHE UNIVERSITETIT “TOR VERGATA”, ROMË, I

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 43, datë 05.05.2015
PËR
AKREDITIMIN PERIODIKTË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË INTEGRUAR TËCIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MJEKËSI”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” DHE UNIVERSITETIT “TOR VERGATA”, ROMË, ITALI

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Nenin 29 “Programet e studimit të përbashkëta”, Pika 2 dhe Nenin 62 “Akreditimi”, Pika 5 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine integruar të studimit, Master i Shkencave në “Mjekësi” me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i shkencave i integruar në “Mjekësi”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: VKM Nr. 567, datë27.08.2004

d)     Vendimi i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 375, datë 18.10.2007

e)      Institucioni që e ofron:Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti “Tor Vergata”, Romë, Itali

f)       Fakulteti përgjegjësi UK-ZKM: Fakulteti i Mjekësisë

g)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 6 vite/12 semestra

h)      Kredite (ECTS): 360 ECTS

i)        Forma e studimi: Me kohë të plotë

j)        Gjuha e studimeve: Italisht

k)      Statusi i diplomës: Diplomë Master i Shkencavei integruar në “Mjekësi”si diplomëe përbashkëte Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata”, Romë, Itali.

l)        Akreditimi në vendin e Universitetit partner: Dekreti i Ministrisë Italiane të Arsimit Universitar dhe të Kërkimit, Nr 0000435 Prot, datë 13.06.2014

m)    Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programii përbashkët,i integruari studimit Master i Shkencave në “Mjekësi”midisUniversitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata”, Romë, Itali, mbështetur dhe në dokumentin e akreditimit të tij nga Ministria Italiane e Arsimit Universitar dhe e Kërkimit, i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin periodik të programit të studimit të integruar tëciklit tëdytë.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programiipërbashkët i studimit, Master i Shkencave në “Mjekësi”midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata”, Romë, Itali, me elementët e mësipërm,të akreditohet.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save