Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 423, datë 11.01.2013, Universiteti Europian i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 423, datë 11.01.2013

 

Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Mësuesi”; Master Profesional në “Qeverisje e koorportave”; Master i Shkencave në “Informatikë Ekonomike, me profile: Financë dhe Bankë; Administrim Biznesi” dhe Master i Shkencave në “Psikologji, me profile: Psikologji Këshillimi; Psikologji Shkollore”, të “Universiteti Europian i Tiranës”.

 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Mësuesi”; Master Profesional në “Qeverisje e koorportave”; Master i Shkencave në “Informatikë Ekonomike, me profile: Financë dhe Bankë; Administrim Biznesi” dhe Master i Shkencave në “Psikologji, me profile: Psikologji Këshillimi; Psikologji Shkollore”, të “Universiteti Europian i Tiranës”, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

 

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

 

REKOMANDON:

Për programin e studimit Master Profesional “Mësuesi”

  • Të rritet numri i personelit akademik efektive për të siguruar sa më mirë procesin e udhëheqjes së mikrotezave në rast se numri i studentëve do të jetë më i madh se aktualisht.
  • Të bëhen përpjekje për të shtuar titujt dhe gradat shkencore të personelit akademike efektivë.
 

Për programin e studimit Master Profesional në “Qeverisje e koorportave”

  • Të bëhet përpjekje për të rritur numrin e studentëve në këtë program studimi.
  • Të bëhen përpjekje për të plotësuar hapësirën boshe të krijuar nga largimi i profesoratit të huaj si rezultat i mbylljes së projektit.
§  Të pasurohet bibloteka e Institucionit, me literaturën e specializuar në fushën e këtij programi studimi.

 

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Informatikë Ekonomike, me profile: Financë dhe Bankë; Administrim Biznesi”

  • Të realizohen studime tregu bazuar në metoda dhe instrumenta të provuara për të identifikuar pritshmëritë e punëdhënësve për aftësitë që studentët duhet të zotërojnë në përfundim të studimeve në programin e studimit Master Shkencor në Informatikë Ekonomike.
  • Të krijohen mekanizma për nxitjen dhe përfshirjen e studentëve në mënyrë individuale ose në bashkëpunim me pedagogët në kërkime të mirëfillta shkencore.
  • Të implementohet një sistem i qendërzuar për automatizimin e menaxhimit të studentëve dhe personelit.
  • Të pasurohet faqja e internetit me të dhëna mbi proçesin dhe rezultatet e akreditimit të institucionit dhe programeve mësimore.  
 

Për programin e studimit Master i shkencave në “Psikologji, me profile: Psikologji Këshillimi; Psikologji Shkollore”

  • Të realizohet përfshirja e studentëve në veprimtari kërkimore shkencore.
  • Të realizohet një studim i plote i tregut të punës në terren për rëndësinë dhe zhvillimin e programeve të studimit në nivel Master i Shkencave.
 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

 

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Mësuesi”

të akreditohet.

 

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Qeverisje e koorportave”

të akreditohet.
 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Informatikë Ekonomike”, me profile:

a.    Financë dhe Bankë

b.    Administrim Biznesi

të akreditohet.

 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile:

a.    Psikologji Këshillimi

b.    Psikologji Shkollore

të akreditohet.


 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save