Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 422, datë 11.01.2013, Universitetit EPOKA

KËSHILLI I AKREDITIMIT
 
 
VENDIM
 
Nr. 422, datë 11.01.2013
 
 
Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon me Master Profesional në “Administrim Biznesi”, të “Universitetit EPOKA”.
 
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundon me Master Profesional në “Administrim Biznesi”, të “Universitetit EPOKA”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
 
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programi i studimit, i  përmbush objektivat formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
 
REKOMANDON:
 
Për programin e studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi”
§  Të kryhen studime më të argumentuara shkencore mbi nevojat e tregut të punës në të ardhmen e afërt në Shqipëri.
§  Të dokumentohet më mirë auditimi i jashtëm financiar lidhur me programin e studimit.
§  Të raportohen në mënyrë më të detajuar treguesit e efiçencës së shfrytëzimit të fondeve, veçanërisht të përftuara nga tarifat e studentëve e këtij programi studimi.
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
Programi i Studimit:                  Master Profesional “Administrim Biznesi”
                                                  të akreditohet.
 
BARDHYL MUSAI
 
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save