Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 414, datë 11.01.2013, e Lartë Private “Universiteti Amerikan i Tiranës”

KËSHILLI I AKREDITIMIT

 VENDIM

Nr. 414, datë 11.01.2013

 
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1.   SHKENCA KOMPJUTERIKE
 
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit “Bachelor në Shkenca Kompjuterike”, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Amerikan i Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
 
1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Shkenca Kompjuterike”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentin: Mungon binomi i përshtatshëm lëndë-pedagog sipas kornizës ligjore në Republikën e Shqiperisë dhe rregullave akademike, që të garantojë cilësinë e formimit në fjalë.
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
 
Programi i Studimit:                            Bachelor në Shkenca Kompjuterike
                                                            të mos hapet
 
 
 
BARDHYL MUSAI
 
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
 
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save