Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 411, datë 11.01.2013, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

 
KËSHILLI I AKREDITIMIT
 
 
VENDIM
 
Nr. 411, datë 11.01.2013
 
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1.   SHKENCA KOMPJUTERIKE TË APLIKUARA
 
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1.   SHKENCA KOMPJUTERIKE TË APLIKUARA
 
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet përhapjen e Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
 
1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Shkenca Kompjuterike të aplikuara”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:
  • Në pjesën dërrmuese, pedagogu i lëndës/modulit nuk e ka kualifikimin e nevojshëm dhe të përshtatshëm për të ofruar në mënyrë cilësore lëndën/modulin. 61.5% nuk plotësojnë kriterin 2 të standardit III.2: “Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”.
  • Ka mospërputhje midis Planit Mësimor dhe programeve të lëndëve/moduleve përsa i përket qënies së lëndës e detyrueshme ose me zgjedhje. Kështu: lënda “Metodat e kërkimit” në Planin mësimor “e detyruar”, ndërsa në Programin e lëndës “me zgjedhje”; lënda “e-commerce dhe e-business” në Planin Mësimor “me zgjedhje”, ndërsa në Programin e lëndës “e detyruar”; lënda “Programim paralel” në Planin Mësimor “me zgjedhje”, ndërsa në Programin e lëndës “e detyruar” si dhe lënda “Cloud Computing” në Planin Mësimor “me zgjedhje”, ndërsa në Programin e lëndës “e detyruar”.
  • Në Rregulloren e Programit të Studimit dhe në Formularin tip të aplikimit ka disa pasaktësi të tilla si: Në nenin 5 thuhet “... është shkollë 1-vjeçare...; Në nenin 9 dhe 10 thuhet: Përgjegjësi i Departamentit është organ drejtues... Përgjegjësi i Departamentit është autoritet drejtues dhe jo organ drejtues...
  • Hera herës në vend të Master Shkencor thuhet Master Profesional apo në vend të fjalëve Bachelor dhe Master përdoret terminologjia e vjetër, respektivisht DNP dhe DND.
  • Në programet e lëndëve paraqiten mospërputhje për frekuentimin e detyruar, në përputhje me politikën e Universitetit është 75%, ndërsa në Rregulloren e Programit të Studimit (në përputhje edhe me udhëzimin përkatës) thuhet se duhet të jetë 80%.
  • Ka mospërputhje për kreditet e diplomës, ku në Rregulloren e Programit të Studimit thuhet se diploma ka 18 KREDITE, ndërsa në Planin Mësimor thuhet se ka 35 KREDITE.
  • Modeli i diplomës është për Master Profesional dhe jo për Master Shkencor.
  • Në listën e diplomave Bachelor dhe DIND me plotësim kreditesh nuk është specifikuar sasia e krediteve që duhen plotësuar. Nga ana tjetër kjo listë është identike me listën e diplomave Bachelor dhe DIND pa plotësim kreditesh.
  • Në formularin e aplikimit dhe në suplementin e diplomës thuhet se gjuha e përdorur në mësimdhënie/provim është shqip dhe anglisht, por kjo e dyta vetëm sa përmendet dhe nuk jepet asnjë sqarim apo argument se si do të realizohet.
  • Një pjesë e CV të personelit akademik jepen vetëm në gjuhën angleze.
  • Ka mospërputhje edhe për të dhënat në lidhje me Vendimin e Senatit Akademik, pasi vetëm dokuementi mban Nr. 30 ndërkohë që në formularin e aplikimit është Nr. 31.
 
2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Shkenca Kompjuterike të aplikuara”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
§  Të paraqitet i plotë dhe me të gjithë elementet përbërës plani mësimor për këtë program studimi.
§  Të shmangen mospërputhjet në lidhje me tezën e diplomës pasi diku parashikohet me 30 kredite, ndërsa në një rast tjetër parashikohet me 12 kredite.
§  Të realizohet unifikimi i Planit Mësimor të dhënë paraprakisht me atë të dhënë në suplementin e diplomës.
§  Të rregullohen mospërputhjet për të dhënat e frekuentimit të detyruar të studentëve, pasi në përputhje me politikën e Universitetit, është 75%, ndërsa në Rregulloren e Programit të Studimit (në përputhje edhe me udhëzimin përkatës) thuhet se duhet të jetë 80%.
§  Në listën e diplomave Bachelor dhe DIND me plotësim kreditesh duhet specifikuar sasia e krediteve që duhen plotësuar dhe kjo listë nuk mund të jetë identike me listën e diplomave Bachelor dhe DIND pa plotësim kreditesh.
§  Nuk paraqitet asnjë sqarim apo argument se si do të realizohet mësimdhënia në gjuhën angleze, ashtu siç përmendet në formularin e aplikimit dhe në suplementin e diplomës.
§  Të krijohet mundësia për të plotësuar kriterin 1, standardi III.2 “Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete”.
§  Të parashikohet në këtë program studimi zhvillimi i praktikave profesionale.
§  Të realizohet një studim i mirëfilltë tregu, dhe jo të përshkruhen mundësitë e punësimit.
§  Të plotësohet kriteri 3, standardi III.1 “Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve”.
§  Të rishikohet kushti specifik i notës mesatare ≥6.5 për t’u pranuar në këtë program studimi pasi duket i tepërt dhe jo realist, një kusht i tillë specifik do të ishte normal për një Program Studimi Master Shkencor.
§  Të rregullohen mospërputhjet midis programeve të shkurtuara të lëndëve/moduleve ku shuma e orëve në dhe jashtë auditorit nuk përkon me numrin e krediteve përkatëse.
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
 
Programi i Studimit:                            Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike të aplikuara
                                                            të mos hapet
 
 
Institucioni aplikues Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për programin e studimit: Master Profesional në “Shkenca Kompjuterike të aplikuara”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
 
 
 
 
BARDHYL MUSAI
 
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
 
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save