Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.406, datë 11.01.2013, Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër

VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
 
Nr.406, datë 11.01.2013
 
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1.   MENAXHIM BIZNESI, me profile:
a.    Marketing
b.    Menaxhim
c.    Shërbime financiare dhe bankare
d.   Informatikë biznesi
e.    E Drejtë biznesi
 
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1.   DREJTËSI, me profile:
a.    E Drejtë ndërkombëtare
b.    E Drejtë penale
c.    E Drejtë private dhe tregtare
 
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 368 datë 17.09.2012 për programin e studimit “M.Sc. në Drejtësi, me profile: E Drejtë ndërkombëtare; E Drejtë penale; E Drejtë private dhe tregtare” dhe për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 387 datë 26.10.2012 për programin e studimit “B.Sc. në Menaxhim biznesi, me profile: Marketing; Menaxhim; Shërbime financiare dhe bankare; Informatikë biznesi; E Drejtë biznesi”, Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër,  bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
 
1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi, me profile: Marketing; Menaxhim; Shërbime financiare e bankare; Informatikë biznesi; E Drejtë Biznesi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
§  Të rregullohen problemet që ekzistojnë për personelin akademik dhe kualifikimin shkencor të tyre, pasi mbetet e paqartë ngarkesa 2/3 e mbuluar nga pedagogë të brendshëm si dhe në lidhje me ngarkesën e pedagogëve të jashtëm, si p.sh 290 orë apo 260 orë.
§  Të përcaktohen kritere të veçanta specifike për përzgjedhjen e studentëve.
 
 
 
2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Drejtësi, me profile: E Drejtë ndërkombëtare; E Drejtë penale; E Drejtë private dhe tregtare”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar:Të përmirësohet lista e personelit akademik që do të angazhohet në këtë program studimi pasi ka përsëri prej tyre gëzojnë titullin Master dhe si të tillë nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për të qenë titullar lënde dhe nuk janë paraqitur asnjë CV e pdagogëve titullarë të lëndëve.
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
Institucioni aplikues Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër, për programin e studimit:“Bachelor në Menaxhim Biznesi, me profile: Marketing; Menaxhim; Shërbime financiare e bankare; Informatikë biznesi; E Drejtë Biznesi” dhe “Master i Shkencave në Drejtësi, me profile: E Drejtë ndërkombëtare; E Drejtë penale; E Drejtë private dhe tregtare”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këto programe studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
 
BARDHYL MUSAI
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
 
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save