Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 404, datë 11.01.2013, Albanian University

 
KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 404, datë 11.01.2013
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave  (M.Sc.) në:
PSIKOLOGJI ZHVILLIMI DHE SHKOLLORE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
PSIKOLOGJI SHKOLLORE
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimet për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 367 datë 17.09.2012, të Programeve të reja të studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional të kërkuar nga “Albanian University”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Psikologji zhvillimi dhe shkollore”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet:
Nuk janë përcaktuar kompetencat që parashikohen të zhvillohen referuar Projektit TUNING.
Nuk është unifikuar skema e konvertimit të pikëve me nota për të gjitha lëndët.
Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Psikologji Shkollore”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet:
Nuk është rishikuar plani mësimor për të përmirësuar ngarkesën në kredite;  pakësuar numrin e provimeve deri në 10; forcuar komponentin e praktikës dhe të kërkimit dhe për të reduktuar numrin e lëndëve të përbashkëta me programin Master i Shkencave në “Psikologji zhvillimi dhe shkollore”.
Nuk janë paraqitur të dhëna nëse plotësohen kriteret specifike të cilësisë.
Nuk është e qartë nga të dhënat nëse pedagogët e paraqitur do të angazhohen në këtë program studimi apo edhe në programe të tjera.
Plani mësimor i paraqitur përshtatet më shumë me profilin “Psikologji pune” sesa “Psikologji shkollore”.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit:  Master i Shkencave në Psikologji zhvillimi dhe shkollore
                                                të mos hapet
Programi i Studimit:  Master Profesional në Psikologji Shkollore
                                                të mos hapet
 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
 
 
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save