Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 403, datë 11.01.2013, Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 403, datë 11.01.2013
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   E DREJTË CIVILE 
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:

1.   ADMINISTRIM BIZNESI

2.   ADMINISTRIM PUBLIK

3.   MARKETING
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 194 datë 24.06.2011, të Programeve të reja të studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional të kërkuar nga Institucioni i Arsimit Privat “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1.   Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, M.Sc. në “E Drejtë Civile”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet:
  • Plani mësimor është i paqartë në përmbajtjen e tij dhe nuk është paraqitur një  plan mësimor i veçantë për studime me kohë të plotë dhe i veçantë për kohën e pjesshme.
  • Plani mësimor i paraqitur nuk është i organizuar dhe i ndarë në vite apo semestra.
  • Nuk janë paraqitur të gjithë syllabuset e lëndëve për të verifikuar nëse janë korrigjuar pasaktësitë që përmbajnë syllabuset për orët e leksioneve dhe ECTS të paraqitura në syllabus përkundrejt atyre të paraqitur në planin mësimor.
 

2.     Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, MP në “Administrim Biznesi”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet:

§  Vazhdojnë të ekzistojnë mospërputhje të ECTS totale me shumatoren e lëndëve të veçanta.

§  Nuk janë paraqitur syllabuset e lëndëve për të verifikuar nëse janë rregulluar mospërputhjet e disa syllabuseve me planin e përgjithshë mësimor lidhur me ndarjen e lëndëve të detyrueshme/me zgjedhje.

§  Nuk është paraqitur syllabusi i lëndës “Menaxhim strategjik i avancuar”.
3.     Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, MP në “Administrim Publik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4.     Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, MP në “Marketing”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentin:
§  Nuk janë paraqitur syllabuset e lëndëve për të verifikuar nëse është: uniformizuar strukturimi i tyre sipas elementeve përbërës, për të evituar mospërputhjet e elementeve të tyre me planin mësimor (numër kreditesh; emërtim lënde; emra pedagogësh etj); nuk është saktësuar forma e vlerësimit të studentit; nuk është rishikuar programi i lëndës “Marketingu ndërkombëtar”.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

      Programi i Studimit:            Master i Shkencave në E Drejtë Civile

                                                  të mos hapet

      Programi i Studimit:            Master Profesional në Administrim Biznesi

                                                  të mos hapet

      Programi i Studimit:            Master Profesional në Administrim Publik

                                                  të hapet

      Programi i Studimit:            Master Profesional në Marketing

                              të mos hapet
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save