Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 40 datë 02.10.2009 - Qëndra e Studimeve Albanologjike

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 40 datë 02.10.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë
me Master të Nivelit të Dytë (MND) në:
1. HISTORI E SHQIPËRISË
2. ARKEOLOGJI E PREHISTORISË
3. ARKEOLOGJI E ANTIKITETIT
4. ARKEOLOGJI MESJETARE
5. ETNOLOGJI DHE FOLKLOR
6. STUDIME LETRARE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në: Histori Moderne e Shqipërsisë; Arkeologji e Prehistorisë; Arkeologji e Antikitetit; Arkeologji Mesjetare; Etnologji dhe Folklor; Letërsi Shqipe, të kërkuara nga Qëndra e Studimeve Albanologjike, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Histori Moderne e Shqipërisë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Arkeologji e Prehistorisë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Arkeologji e Antikitetit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Arkeologji Mesjetare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Etnologji dhe Folklor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Studime Letrare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që: Të saktësohet në planin mësimor ngarkesa e orëve në auditor përkundrejt totalit të deklaruar. Syllabuse të paraqiten me të njëjtin format dhe të plotësohen me të gjitha elementët e duhura.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Histori Moderne e Shqipërisë” të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Arkeologji e Prehistorisë” të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Arkeologji e Antikitetit” të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Arkeologji Mesjetare” të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Etnologji dhe Folklor” të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Studime Letrare” të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save