Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 39 datë 02.10.2009 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 39 datë 02.10.2009

I. Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master të Nivelit të Parë (MNP) në:
1. FIZIOTERAPI
II. Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Master të Nivelit të Dytë (MND) dhe Doktoraturë (DR) në:
1. MND në KIMI ME DREJTIM: ELEKTROKIMIA E KORROZIONIT DHE DUKURITË SIPËRFAQËSORE
2. MND në KIMI INDUSTRIALE DHE MJEDISORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Master i Nivelit të Parë në: Fizioterapi, të kërkuar nga Fakulteti i Infermierisë; Master i Nivelit të Dytë në: Kimi me drejtim: Elektrokimia e Korrozionit dhe Dukuritë Sipërfaqësore; Kimi Industriale dhe Mjedisore, të kërkuara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Fizioterapi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Kimi me drejtim: Elektrokimia e Korrozionit dhe Dukuritë Sipërfaqësore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Kimi Industriale dhe Mjedisore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Fizioterapi” të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Kimi” me drejtim: Elektrokimia e Korrozionit dhe Dukuritë Sipërfaqësore të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Kimi Industriale dhe Mjedisore” të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save