Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 387, datë 26.10.2012, Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 387, datë 26.10.2012


Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. MENAXHIM BIZNESI, me profile:
a. Marketing
b. Menaxhim
c. Shërbime financiare e bankare
d. Informatikë biznesi
e. E drejtë biznesi
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, me profile: Marketing; Menaxhim; Shërbime financiare e bankare; Informatikë biznesi; E Drejtë Biznesi, të kërkuar nga Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi, me profile: Marketing; Menaxhim; Shërbime financiare e bankare; Informatikë biznesi; E Drejtë Biznesi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të rregullohen problemet që ekzistojnë për stafin akademik dhe kualifimin shkencor të tyre.
  • Të paraqiten të dhëna për personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të programit të studimit.
  • Të përcaktohen kritere të veçanta për përzgjedhjen e studentëve.
  • Të rregullohet shpërndarja e krediteve duke përfshirë dhe elementin, ushtrime.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni aplikues Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër, për programin e studimit: Bachelor në “Menaxhim Biznesi, me profile: Marketing; Menaxhim; Shërbime financiare e bankare; Informatikë biznesi; E Drejtë Biznesi”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save