Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 385, datë 26.10.2012, Shkolla e Lartë Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 385, datë 26.10.2012


Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc) në:
1. MENAXHIM TURIZMI

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programin e ri të studimit Bachelor në “Menaxhim Turizmi”, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Menaxhim Turizmi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të reflektojë në planin mësimor ndarjen e moduleve në aktivitete formuese mbështetur në udhëzimin 15 të MASH/2008, fq.14, shtojca 1, pika 3.
  • Të reflektojë në planin mësimor ndryshime për orët në auditor për temën e diplomës dhe veprimtaritë formuese mbështetur në Udhëzimin 15 MASH/2008, shtojca 1, pika 5.
  • Të parashikojë në planin mësimor praktikën profesionale.
  • Të plotësojë të gjitha syllabuset me emrin e pedagogut që do të zhvillojë lëndën, planin kalendar të modulit (orët e planifikuara për të gjitha temat), metodat didaktike, detyrimet e studentit dhe të ndajë literaturën në në literaturë bazë dhe ndihmëse.
  • IAL të plotësojë të gjitha të dhënat në lidhje me stafin akademik, duke paraqitur angazhimin e secilit person në PS, për të cilin ka paraqitur CV.
  • IAL të plotësojë të gjitha të dhënat në lidhje me stafin administrativ.
  • Të plotësojë të dhënat në lidhje me standardin V.2.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë, për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Turizmi”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.


BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save