Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 384, datë 26.10.2012, Universiteti "Aleksandër Moisiu", Durrës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 384, datë 26.10.2012


Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. MULTIMEDIA DHE TELEVIZION DIXHITAL

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Bachelor në “Multimedia dhe Televizion dixhital”, të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Multimedia dhe Televizion dixhital”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të parashikohen marrëveshje bashkëpunimi me Institucione homologe apo me institucione mediatike.
  • Të paraqitet në planin mësimor ngarkesa mësimore e ndarë sipas formave të mësimdhënies.
  • Të rregullohen mospërputhjet për lëndët si ”Fizikë”; ”Anglisht 3” dhe ”Praktikë profesionale”.
  • Të bëhet përpjekje për pasurimin e bibliografisë së dhënë në programet e lëndëve.
  • Të paraqiten të dhëna për personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ të nevojshëm dhe të përshtatshëm për të ofruar në mënyrë cilësore realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve.
  • Të sillen të dhëna për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor Multimedia dhe Televizion dixhital
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save