Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 38 datë 11.09.2009 - Universiteti Politeknik i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 38 datë 11.09.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Master të Nivelit të Dytë (MND) në:
1. MATERIALE , ME PROFILE:
· Materiale metalike dhe alternative
· Materiale tekstile
2. INXHINIERI MEKANIKE , ME PROFILE:
· Sistemet e Prodhimit dhe Proceset Teknologjike
· Sistemet e Energjisë dhe Proceset Termike
· Sistemet e Transportit dhe Menaxhimi i Trafikut
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në: Materiale me profile: Materiale metalike dhe alternative; Materiale tekstile dhe Master i Nivelit të Dytë në Inxhinieri Mekanike me profile: Sistemet e Prodhimit dhe Proceset Teknologjike; Sistemet e Energjisë dhe Proceset Termike; Sistemet e Transportit dhe Menaxhimi i Trafikut, të kërkuara nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Materiale” me profile: a)Materiale metalike dhe alternative, b)Materiale tekstile, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë në “Inxhinieri Mekanike”, me profile a)Sistemet e Prodhimit dhe Proceset Teknologjike, b) Sistemet e Energjisë dhe Proceset Termike, c)Sistemet e Transportit dhe Menaxhimi i Trafikut, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Materiale” me profile: a) Materiale metalike dhe alternative b) Materiale tekstile të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Inxhinieri Mekanike” me profile
a) Sistemet e Prodhimit dhe Proceset Teknologjike
b) Sistemet e Energjisë dhe Proceset Termike
c) Sistemet e Transportit dhe Menaxhimi i Trafikut
të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save