Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 379, datë 26.10.2012, Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 379, datë 26.10.2012


Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. ETIKA NË INSTITUCIONE DHE LIDERSHIP

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Master i Shkencave në “Etika në Institucione dhe Lidership”, të kërkuar nga Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Etika në Institucione dhe Lidership”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të rregullohen përsëritjet e njohurive dhe në mënyrë të veçantë e temave të ligjërimit dhe të komunikimit sidomos tek syllabuset “Elementët dhe modulet e komunikimit Publik “, “Komunikimi Politik” dhe “Komunikimi në institucione”.
  • Të plotësohet me objektivat teorike dhe praktike si dhe me metodologjinë e mësimdhënies, syllabusi i lëndës “Etika e Mjedisit dhe biotika” si dhe “Etika në Administratë dhë në Biznes”
  • Të përmirësohet kualifikimi i tre prej personelit akademik që gëzojnë titullin Master.
  • Të paraqiten të dhëna për marrëveshjet e bashkëpunimit.
  • Të rishikohet emërtimi i programit të studimit.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit: Master i Shkencave në Etika në Institucione dhe Lidership
të hapet


BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save