Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 371, datë 17.09.2012, Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti”

VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr. 371, datë 17.09.2012


Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc) në:
1.    BIZNES
2.    MENAXHIM
3.    EDUKIM FIZIK DHE SPORTE

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1.    SOCIOLOGJI ZHVILLIMI, me profile:
a.    Zhvillim social komunitar
b.    Zhvillim ekonomik dhe studim tregu
2.    PSIKOLOGJI LIGJORE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit Bachelor dhe Master Profesional, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Biznes”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të jepet më i plotë emërtimi i programit të studimit në përputhje me standardet e IAL të tjera (psh dega të emërtohet Administrim Biznes  pasi të gjithë specializimet mund të përfshihen brenda këtij emërtimit të përgjithshëm).
  • Plani mësimor të përfshij emërtimet konkrete të lëndëve të tabelave shoqëruese të profilizimeve.
  • IAL të plotësojë të gjitha të dhënat në lidhje me stafin akademik. IAL duhet të jap të saktë angazhimin e pedagogëve të jashtëm dhe efektivë bazuar në kriterin 2 të Standardit III.1.
  • Të plotësohen të gjitha të dhënat në lidhje me stafin administrativ.
  • Të rishikohet angazhimi i titullarëve të lëndëve të pedagogëve që nuk kanë gradën shkencore Doktor.
  • Të reflektohen në planin mësimor ndryshime për orët në auditor për temën e diplomës dhe veprimtaritë formuese mbështetur në Udhëzimin 15 MASH/2008, shtojca 1, pika 5.
  • Të plotësohen të dhënat në lidhje me standardin  V.2 (Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik).

2.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Menaxhim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Për programet e studimit ’Bsc Biznes” dhe ”Bsc Menaxhim” mund të ofrohet si degë Administrim Biznesi (nisur nga fakti se Viti i Parë akademik është i përbashkët me profilizime në disa fusha pasi të tëra profilizimet kanë të përbashkët fjalën Administrim Biznesi).
  • Të propozohet një program studimi në Administrim Biznesi me profilizim në vitin e dytë dhe të tretë.
  • Të plotësohen të gjitha të dhënat në lidhje me stafin akademik. Të paraqiten të dhëna të sakta për angazhimin e pedagogëve të jashtëm dhe efektivë bazuar në kriterin 2 të Standardit III.1.
  • Të plotësohen të gjitha të dhënat në lidhje me stafin administrativ.
  • Të rishikohet angazhimi i titullarëve të lëndëve të pedagogëve që nuk kanë gradën shkencore Doktor.
  • Të reflektohen në planin mësimor ndryshime për orët në auditor për temën e diplomës dhe veprimtaritë formuese mbështetur në Udhëzimin 15 MASH/2008, shtojca 1, pika 5.
  • Të plotësohen të dhënat në lidhje me standardin  V.2 (Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik).

3.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Edukim fizik dhe sporte”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të rishikohet emërtimi i programit të studimit në Bachelor në Shkencat Sportive për të patur një term më të plotë dhe më të përshtatshëm në këtë kontekst.
  • Të shkëputet lënda e “Dietologjisë” nga moduli i biokimisë në vitin e parë, të emërtohet “Të ushqyerit në aktivitet fizik e sport” dhe ti bashkohet modulit të mjekësisë sportive në vitin e tretë.
  • Të mos përfshihet lënda e “Gazetarisë sportive” në organikën e këtij programi studimi.
4.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Sociologji Zhvillimi, me profile: Zhvillimi social komunitar; Zhvillim ekonomik dhe tregu”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
  • Të përfshihen në program lëndë apo tema të veçanta në lëndët ekzistuese të cilat të garantojnë përfitimin e kompetencave të përgjithshme, specifike dhe të transferueshme të synuara, të tilla si koncepte dhe aspekte praktike të menaxhimit të projekteve dhe aftësi për shkruar dhe zbatuar projekte, raporte, etj.
  • Të specifikohen më qartë dhe konkretisht fushat e përafërta.
  • Të parashikohet një listë e institucionet eventuale apo të synuara, në funksion edhe të përgatitjes së terrenit për punësimin e ardhshëm të studentëve.
  • Të paraqiten bazuar dhe nga eksperiencat e mëparshme, të dhëna mbi bashkëpunime apo marrëveshje paraprake.

5.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Psikologji ligjore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:    Bachelor në Biznes
                të hapet

Programi i Studimit:    Bachelor në Menaxhim
                të hapet

Programi i Studimit:    Bachelor në Edukim Fizik dhe Sporte
                të hapet

Programi i Studimit:    Master Profesional në Sociologji zhvillimi, me profile:
a.    Zhvillim social komunitar
b.    Zhvillim ekonomik dhe studim tregu
                të hapet

Programi i Studimit:    Master Profesional në Psikologji Ligjore
                të hapet

DREJTORI
AVNI MESHI
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save