Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 368, datë 17.09.2012, Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”

VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr. 368, datë 17.09.2012


Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1.    DREJTËSI

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Master i Shkencave në “Drejtësi”, të kërkuar nga Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:


1.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Drejtësi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
  • Të saktësohet emërtimi i Institucionit, Universitet apo Shkollë e lartë në dokumentat e aplikimit.
  • Të përmirësohet lista e personelit akademik që do të angazhohet në këtë program studimi pasi 3 prej tyre gëzojnë titullin Master dhe si të tillë nuk kanë kualifikimin e nevojshme për të qenë titullar lënde.
  • Të zbatohet kriteret e shkrimit t? bibliografisë; të shfrytëzohen librat që janë përkthyer tashmë në gjuhën shqipe, apo në gjuhë të huaja p.sh., “E drejta kushtetuese” dhe “Procedura penale” nuk kanë asnjë literaturë në gjuhë të huaj.
  • Të përditësohet literatura dhe bibliografia e lëndës “E drejta ndërkombëtare”.
  • Të rregullohet ngarkesa mësimore e madhe e lëndëve “E Drejta e shoqërisë”; “Procedurë penale” dhe “E drejtë penale” dhe nuk mund të mbulohet nga një pedagog pa gradë shkencore dhe pa përvojën e mjaftueshme.
  • Të ndryshohet literatura në disa lëndë pasi ajo përsëritet në disa prej tyre.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni aplikues Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku”, Shkodër, për programin e studimit: Master i Shkencave në “Drejtësi”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.


DREJTORI
AVNI MESHI
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save