Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 364, datë 17.09.2012, Akademia Profesionale e Biznesit

VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr. 364, datë 17.09.2012

Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Drejtësi”; Bachelor në “Ekonomi, me profile: Banka dhe Institucione financiare; Administrim Biznesi; Financë Kontabilitet”; Master Profesional në “Kontabilitet Financë” dhe Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, të “Akademia Profesionale e Biznesit”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Drejtësi”; Bachelor në “Ekonomi, me profile: Banka dhe Institucione financiare; Administrim Biznesi; Financë Kontabilitet”; Master Profesional në “Kontabilitet Financë” dhe Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, të “Akademia Profesionale e Biznesit”, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit, i  përmbush objektivat formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:
Për programin e studimit Bachelor në “Drejtësi”
1.    Një numër i kufizuar i fondit të bibliotekës, me 2000 kopje. Nevoja e pasurimit të këtij fondi si dhe nevoja e botimit në periodikë të ndryshëm të drejtësisë.
2.    Nevoja e ristrukturimit të Planit mësimor, ku të përcaktohet jo vetëm ngarkesa e studentit në auditor (leksione/seminare) por edhe ajo jashtë auditorit.
3.    Të formatizohen syllabuset e të këtij PS, sipas një strukture të caktuar, e cila duhet të përmbajë të gjithë zërat e nevojshëm që ka një syllabus.

Për programin e studimit Bachelor në “Ekonomi, me profile: Banka dhe Institucione financiare; Administrim Biznesi; Financë Kontabilitet”
1.    Të merren masa për të ndërtuar terrene të jashtme për qëndrimin dhe pushimin e studentëve.
2.    Të bëhet më shumë punë për kërkimin shkencor.
3.    Të realizohen botime nga stafi akademik i angazhuar në këtë institucion.

Për programin e studimit Master Profesional në “Kontabilitet Financë”
1.    Të kryhen studime më të argumentuara shkencore mbi nevojat e tregut të punës në të ardhmen e afërt në Shqipëri.
2.    Të dokumentohet më mirë auditimi i jashtëm financiar lidhur me programin MP në Kontabilitet-Financë.
3.    Të raportohen në mënyrë më të detajuar treguesit e efiçencës së shfrytëzimit të fondeve, veçanërisht të përftuara nga tarifat e studentëve në këtë program.
4.    Të bashkëpunojë për të vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit.
5.    Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”
1.    Të ndërtohen terrene sportive për studentët e këtij programi studimi.
2.    Të konsolidohet sistemi i tutoriatit dhe kërkimit shkencor.
3.    Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit:    Bachelor në “Drejtësi”
të akreditohet.

Programi i Studimit:    Bachelor në “Ekonomi”, me profile:
a.    Banka dhe Institucione financiare
b.    Administrim Biznesi
c.    Financë Kontabilitet
të akreditohet.

Programi i Studimit:    Master Profesional në “Kontabilitet Financë”
të akreditohet.

Programi i Studimit:    Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”
të akreditohet.


DREJTORI
AVNI MESHI
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save