Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 361, datë 17.09.2012, Shkolla e Lartë Private “Kristal”

VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT

 
Nr. 361, datë 17.09.2012


 
Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Mësuesi në Arsimin Fillor”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.


 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

 
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit, i përmbush objektivat formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim 

REKOMANDON:

1.    Të pasurohet plani mësimor me disiplina që trajtojnë kërkimin shkencor, punën me fëmijët me nevoja të veçanta dhe integrimin e tyre me fëmijët e tjerë, etj.

2.    Të plotësohet korniza rregullatore për procedurën e pranimit dhe të diplomimit, për pronësinë intelektuale, për regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave të IAL-së, të studentëve dhe të personelit.

3.    Të plotësohet dokumentacioni që orienton zhvillimin e IAL-së dhe të politikave të veçanta të tij si, dokumenti i planit strategjik të zhvillimit, dokumenti i politikës së kërkimit shkencor, dokumenti i politikës së sigurimit të brendshëm të cilësisë, dokumenti i praktikës profesionale, dokumenti i vlerësimit të studentëve.

4.    Të ngrihet zyra e këshillimit të karrierës në ndihmë të studentëve me shkëputje nga puna.

5.    Të institucionalizohet sistemi i sigurimit të brendshëm të cilësisë që të garantojë monitorimin dhe vlerësimin periodik të cilësisë në IAL.

6.    Të përmirësohet regjistrimi i të dhënave dhe statistika e hyrjeve dhe daljeve të studentëve nga universiteti .

7.    Të pasurohet faqja e internetit e IAL-së që të informojë dhe të garantojë transparencë për programin e studimit programit “Bachelor në Mësuesi me profil Arsimin Fillor” duke publikuar, planin mësimor, programet e lëndëve, rregulloren e studimeve, politikën e kërkimit shkencor, politikën e praktikës profesionale, politikën e vlerësimit, listën e personelit, temat e mikrotezave dhe listën e udhëheqësve, veprimtaritë shkencore në kuadrin e programit.

 

 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

 

 

Programi i Studimit:                              Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”

të akreditohet.

 
DREJTORI
AVNI MESHI



Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save