Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 355, datë 13.07.2012, Albanian University

Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me “Master i Shkencave në Menaxhim Bankar”; “Master i Shkencave në Adminstrim Binzesi”; “Master Profesional në Psikologji Klinike” dhe “Master i Shkencave në Psikologji Klinike”, të “Albanian University”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me “Master i Shkencave në Menaxhim Bankar”; “Master i Shkencave në Adminstrim Binzesi”; “Master Profesional në Psikologji Klinike” dhe “Master i Shkencave në Psikologji Klinike”, të “Albanian University”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:
Për programin e studimit “Master i Shkencave në Menaxhim Bankar”.
 Të shtohet numri i stafit akademik me kohë të plotë, me tituj dhe grada shkencore, të angazhuar në programin MSc në Menaxhim Bankar.
 Të kryhen studime më të argumentuara shkencore mbi nevojat e tregut të punës në të ardhmen e afërt në Shqipëri.
 Të synohet realizimi i auditimit të jashtëm financiar lidhur me programet master, pëfshirë programin MSc në Menaxhim Bankar.
 Të raportohen në mënyrë më të detajuar treguesit e efiçencës së shfrytëzimit të fondeve, veçanërisht të përftuara nga tarifat e studentëve në programin MSc në Menaxhim Bankar.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit “Master i Shkencave në Adminstrim Binzesi”.
 Të shtohet numri i stafit akademik me kohë të plotë, me tituj dhe grada shkencore, të angazhuar në programin MSc në Administrim Biznesi.
 Të kryhen studime më të argumentuara shkencore mbi nevojat e tregut të punës në të ardhmen e afërt në Shqipëri.
 Të synohet realizimi i auditimit të jashtëm financiar lidhur me programet master, pëfshirë programin MSc në Administrim Biznesi.
 Të raportohen në mënyrë më të detajuar treguesit e efiçencës së shfrytëzimit të fondeve, veçanërisht të përftuara nga tarifat e studentëve në programin MSc në Administrim Biznesi.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programet e studimit “Master i Shkencave në Psikologji Klinike” dhe “Master Profesional në Psikologji Klinike”
 Të përmirësohet ambjenti i biblotekës.
 Praktika mësimor për programin e studimit të Master Profesional të jetë më e prekshme në terren.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master i shkencave në Menaxhim Bankar
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master i shkencave në Adminstrim Binzesi
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master i shkencave në Psikologji Klinike
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master Profesional në Psikologji Klinike
të akreditohet.


Z. Emil Lamani; Z. Shyqyri Llaci dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save