Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 353 datë 13.07.2012, Shkolla e Lartë Universitare Private “Aldent”

Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon Bachelor në “Fizioterapi”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Aldent”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Fizioterapi”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Aldent”, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit, i përmbush objektivat formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:
 Të synohet rritja e nivelit të bashkëpunimit me sektorin shëndetësor publik dhe privat jo vetëm për realizimin e praktikave profesionale por edhe për të punësuar në të ardhmen studentët e diplomuar.
 Institucioni të fokusohet në rekrutimin e pedagogëve të brendshëm në këtë program studimi edhe pse ngarkesa mësimore është relativisht e ulët nisur nga numri i studentëve.
 Të vendosen kritere pranimi të studentëve gjatë procesit të regjistrimit, përfshirë këtu edhe notën mesatare të shkollës së mesme.
 IAL të hartojë politika afatgjata zhvillimi dhe ecurie të programit mësimor duke filluar me procesin e informimit dhe më pas percaktimin e stategjisë për çdo vit akademik.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në “Fizioterapi”
të akreditohet.


Z. Emil Lamani; Z. Shyqyri Llaci dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save