Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 32 datë 28.07.2009 - SHLUP "Universiteti Marin Barleti"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 32 datë 28.07.2009

Për akreditimin Institucional dhe të Programeve të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë në: “Menaxhim Biznesi”, “Financë - Kontabilitet”, “Drejtësi”, “Shkenca Politike”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Marin Barleti”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin institucional dhe të Programeve të Studimit Diplomë e Nivelit të Parë në Menaxhim Biznesi, Diplomë e Nivelit të Parë në Financë – Kontabilitet, Diplomë e Nivelit të Parë në Shkenca Politike dhe Diplomë 4- vjeçare e Nivelit të Parë në Drejtësi, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Marin Barleti”, të kryer në periudhën Janar – Korrik 2009, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë si dhe raportimin e ekspertëve të jashtëm, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv për akreditimin institucional dhe të programeve të studimit Diplomë e Nivelit të Parë në: Menaxhim Biznesi, Financë – Kontabilitet, Shkenca Politike; si dhe Diplomë 4-vjeçare e Nivelit të Parë në Drejtësi; pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe, për këtë qëllim rekomandon:
1. Të sigurohet qëndrueshmëria e stafit akademik duke rregulluar raportin personel akademik efektiv/personel akademik me kontratë dhe të rritet niveli i kualifikimit të tij.
2. Të stabilizohet kurrikula e programeve duke shmangur ndryshimet e shpeshta të lëndëve.
3. Të forcohet roli i njësive bazë (departamenteve) duke shmangur përqendrimin e kompetencave në njësitë kryesore dhe në rektorat.
4. Të zbatohen rregullat të qarta për rekrutimin e studentëve, duke synuar rritjen e nivelit cilësor të kontigjentit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni: Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Marin Barleti” të akreditohet me kusht
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në Menaxhim Biznesi të akreditohet me kusht
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në Financë - Kontabilitet të akreditohet me kusht
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në Shkenca Politike të akreditohet me kusht
Programi i Studimit: Diplomë 4 – vjeçare e Nivelit të Parë në Drejtësi të akreditohet me kusht
Në zbatim të rekomandimeve të mësipërme, Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Marin Barleti”, duhet të përmbushë detyrimet brenda periudhës 1-vjeçare.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save