Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 32, datë 27.03.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, QË PËRFUNDON ME DIPLOMË TË DYFISHTË NË DOKTORATURË NË “ARKITEKTURË DHE PLANIFIKIM URBAN”, TË UNIVERSITETI POLIS NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN E STUDIMEVE TË FERRA

VENDIM
Nr. 32, datë 27.03.2015
PËR
AKREDITIMIN  E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË,  QË PËRFUNDON ME DIPLOMË TË DYFISHTË NË DOKTORATURË NË “ARKITEKTURË DHE PLANIFIKIM URBAN”, TË UNIVERSITETI POLIS NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN E STUDIMEVE TË FERRARË-S, ITALI

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, në raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e përbashkët të studimit me Universitetin e Ferrarë-s, Itali që përfundon me diplomë të dyfishtë në Doktoraturë në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban” me elementët si më poshtë:
a)    Emërtimi i programit: Doktoraturë në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban”
b)    Cikli i studimit: Cikli tretë
c)    Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.563, datë 19.11.2012
d)    Institucioni që e ofron: Universiteti POLIS në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarë-s, Itali.
e)    Fakulteti përgjegjës: Shkollat Doktorale të Universitetit POLIS dhe Universitetit të Ferrarë-s, Itali
f)    Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite akademike
g)    Kredite (ECTS): 60 kredite/në vitin e parë
h)    Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)    Gjuha e studimeve: Anglisht
j)    Statusi i diplomës: Program i përbashkët studimi me Universitetin e Ferrarë-s, Itali që përfundon me diplomë të dyfishtë në Doktoraturë në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban”

VENDOSI


1.    Program i përbashkët i studimit midis Universitetit POLIS dhe Universitetit të Ferrarë-s, Itali që përfundon me diplomë të dyfishtë në Doktoraturë në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban” i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë dhe kërkesat ligjore akademike përkatëse në fuqi. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin përfundimtar pozitiv.
2.    Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i përbashkët i studimit midis Universiteti POLIS dhe Universiteti i Ferrarë-s, Itali, që përfundon me diplomë të dyfishtë në Doktoraturë në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save