Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 289, datë 20.12.2011 - SHLUP “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 289, datë 20.12.2011


Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1.   INFERMIERI
2.   EDUKIM
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit, Master Profesional, të kërkuar nga Institucioni i Arsimit të Lartë Privat “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, Burrel,bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Infermieri”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

§  Të paraqiten të dhëna për një studim real tregu të punës në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
§  Të dokumentohen bashkëpunimet me kontrata apo marrëveshje.
§  T’i jepen më tepër kredite praktikës dhe të ulen kreditet për provimin final në mënyrë që raporti i lëndëve formuese/provim final të korespondojë dhe të jetë sufiçent për aftësitë që studenti përfiton.
§  Të përshtaten temat e trajtuara në syllabusin “Principe të menaxhimit infermieror..” me vetë qëllimin dhe objektivin e kësaj lëndë pasi ekziston një bashkim i temave të disa lëndëve ku njëra prej tyre është “Higjena” e trajtuar në Ciklin e Parë.
§  Të përshtatet formimi dhe kualifikimi i pedagogut që mbulon lëndën “Reanimacioni” pasi ai i paraqitur nuk është reanimator.
§  Të ngushtohet lista e diplomave Bachelor që lejojnë të regjistrohen në këtë program.
§  Të përfshihet si kriter i detyrueshëm specifik gjuha e huaj.
§  Te shtohen mjediset praktike dhe veçanërisht të dokumentohet bashkëpunimi me institucionet e tjera profesionale.

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Edukim”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

· Të paraqiten CV e personelit akademik që do të angazhohen në mësimdhënie.
· Të plotësohet kriteri të paktën 70 % e personelit të angazhuar të jenë me kohë të plotë në mësimdhënie.
· Të rregullohet raporti i orëve mësimore sipas Udhëzimeve të MASh.
· Të plotësohen të gjitha syllabuset e lëndëve/moduleve me elementet e duhura, literaturën bazë dhe ndihmëse, kredite sipas planit mësimor, etj.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni aplikues “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, për programet e studimit: Master Profesional në “Infermieri” dhe Master Profesional në “Edukim”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.

KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI              Kryetar        __________________________
Anila HODA                            Nën/Kryetar__________________________
Gëzim HADAJ                Anëtar                   __________________________
Emil LAMANI                 Anëtar                   __________________________
Vladimir NIKA               Anëtar                   __________________________
Shyqyri LLACI                Anëtar                   __________________________
Edlira LATE                   Anëtar                   __________________________
Ilir BOZGO                    Anëtar                   __________________________
Qamil DIKA                   Anëtar                   __________________________

Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save