Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 282, datë 20.12.2011, Shkolla e Lartë Private “ILLYRIA”

Për akreditimin Institucional të Fakultetit të Drejtësisë dhe Programit të Studimit që përfundon me Master i Nivelit të Dytë në “Drejtësi” me profile: E Drejtë Civile; E Drejtë Publike; E Drejtë Penale, të Shkollës së Lartë Private “ILLYRIA”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional të Fakultetit të Drejtësisë dhe Programit të Studimit që përfundon me Master i Nivelit të Dytë në “Drejtësi” me profile: E Drejtë Civile; E Drejtë Publike; E Drejtë Penale, të Shkollës së Lartë Private “ILLYRIA”, të kryer në periudhën Nëntor 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programi i studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:

 Të përmirësohet raporti pedagog të brendshëm dhe pedagog të jashtëm në favor të të parëve.
 Të synohet hapja e programeve të reja dhe konsolidimi i atyre ekzistuese.
 Të synohet hapja e programeve të reja të përbashkëta me partnerë të huaj.
 Të përfshihet në planin e zhvillimit zgjerimi dhe pasurimi i infrastrukturës.
 Të përgatitet një plan veprimi për kualifikimin e personelit akademik në përdorimin e metodave me në qendër studentin si dhe për përdorimin e teknologjisë bashkëkohore mësimore.
 Të pasurohet bibloteka për të përballuar shtimin e numrit të programeve dhe të studentëve.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni: Fakulteti i Drejtësisë, Shkolla e Lartë Private “ILLYRIA”
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në “Drejtësi” me profile: E Drejtë Civile; E Drejtë Publike; E Drejtë Penale
të akreditohet.

Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save