Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 279, datë 04.11.2011, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. ZHVILLIM RURAL DHE MJEDISOR I QËNDRUESHËM

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master Profesional, të kërkuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master Profesional në “Zhvillim rural dhe mjedisor i qëndrueshëm”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të paraqitet plani mësimor me shpërndarjen e krediteve sipas elementëve të programit.
 Të rregullohet plani mësimor me elementët si: ngarkesa javore në auditor; javët mësimore sipas semestrave; ngarkesa sipas veprimtarive mësimore (leksion, seminar).
 Të përmirësohen syllabuset me elementët si: ngarkesa e studentëve në orë mësimore për të gjitha elementët e programit; Temat dhe plani i orëve për çdo modul duhet të paraqiten për çdo javë mësimore.
 Të shihen ECTS për mikroetezën.
 Të shihet mundësia e përfshirjes së praktikës mësimore.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master Profesional në Zhvillim rural dhe mjedisor i qëndrueshëm
të hapet


Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save