Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 263 datë 27.09.2011 - Universiteti “Fan S. Noli”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 263 datë 27.09.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë (Dr) në:
1. HORTIKULTURË E QËNDRUESHME
2. GJUHËSI E APLIKUAR DHE KRAHASUESE
3. FILOZOFI EDUKIMI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë, të kërkuara nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Hortikulturë e qëndrueshme”, përmbush standardet e cilësisë dhe jep vlerësimin Pozitiv me sugjerimet e mëposhtme:
· Të plotësohet më qartë misioni i programit të studimit të kërkuesve të rinj në fushën Hortikulturës së qëndrueshme.
· Të saktësohen më mirë drejtimet e studimit në hortikulturën e qëndrueshme.
· Të formulohet qartë platforma e Doktoraturës duke theksuar se kërkimi do të jetë në drejtim të Hortikulturës së qëndrueshme.
· Të përputhen nënfushat e përcaktuara në program me ato të Hortikulturës së qëndrueshme, pasi ato ngjajnë si tematika të titujve të gazetave apo revistave dhe nuk kanë një objekt konkret.
· Të rregullohen mospërputhjet e titujve të modulit dhe sillabuseve.
· Të saktësohet mënyra e realizimit të thellimit teorik që parashikon 60 kredite;
· Të paraqiten të dhëna të qarta për pranimin e kandidatëve në këtë program studimi.

2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Gjuhësi e aplikuar dhe krahasuese” jep vlerësim Negativ pasi ka mangësi të theksuara, disa prej të cilave janë:

· Misioni i programit të studimit nuk paraqitet i saktë dhe i plotë duke patur parasysh që objektivi kryesor duhet të jetë përgatitja e kërkuesve të rinj në fushën e gjuhësisë së aplikuar.
· Programi nuk është në kuadrin e një projekti kërkimor sipas kërkesave të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe të VKM.
· Lëndët teorike janë të copëtuara dhe jo në një tërësi unike për një program të studimeve doktorale
· Ka mospërputhje midis titullit dhe objektivave; qoftë atij kryesor, qoftë objektivave të zbërthyera në vazhdim.
· Platforma e Doktoraturës është e paqartë dhe jo e plotë.
· Personeli akademik i brendshëm nuk është i pamjaftueshëm, është më pak se 60%.
· Literatura është e papërzgjedhur për një cikël të studimeve doktorale, duke përfshirë edhe libra për mësuesit e shkollës 9-vjeçare.
· Literatura në pjesën më të madhe nuk është e aksesueshme nga studentët në bibliotekën e Universitetit
· Ka mospërputhje të titujve të modulit dhe sillabuseve.
· Mënyra e realizimit të thellimit teorik që parashikon 60 kredite nuk është e plotë; mënyra e realizimit dhe shpërndarja në vite, duke mos krijuar konfuzion.
· Të paraqiten të dhëna të qarta për pranimin e kandidatëve në këtë program studimi. Nuk ka kërkesa për zotërimin e gjuhëve ballkanike nga kandidatët që është edhe objekti i programit.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Filozofi Edukimi” jep vlerësim Negativ pasi ka mangësi të theksuara, disa prej të cilave janë:
· Mungojnë të dhënat për përbërjen e Këshillit të Profesorëve.
· Ndarja e ngarkesës mësimore në planin mësimor, sipas formave të mësimdhënies është e paqartë dhe e paplotë.
· Marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet e deklaruara dhe me ato të huaja, që është kërkesë e VKM, mungojnë.
· Kriteri që 60% e personelit akademik duhet të jetë i angazhuar me kohë të plotë, nuk është i plotësuar.
· CV-të e personelit akademik të ftuar nuk janë paraqitur.
· Mungojnë të dhënat për koordinatorin e programit të studimit.
· Të dhëna të detajuara në lidhjen me mobilitetin e studentëve për një periudhë kohore të paktën 3 muaj mungojnë.
· Literatura në pjesën më të madhe nuk është e aksesueshme nga studentët në bibliotekën e Universitetit.
· Ka mospërputhje të titujve të modulit dhe sillabuseve.
· Misioni i programit të studimit nuk paraqitet i saktë dhe i plotë duke patur parasysh që objektivi kryesor duhet të jetë përgatitja e kërkuesve të rinj në fushën e gjuhësisë së aplikuar.
· Programi nuk është në kuadrin e një projekti kërkimor sipas kërkesave të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe të VKM.
· Lëndët teorike janë të copëtuara dhe jo në një tërësi unike për një program të studimeve doktorale.
· Ka mospërputhje midis titullit dhe objektivave; qoftë atij kryesor, qoftë objektivave të zbërthyera në vazhdim.
· Platforma e Doktoraturës është e paqartë dhe jo e plotë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 424, datë 02.06.2010, e ndryshuar, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në Hortikulturë e qëndrueshme të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në Gjuhësi e aplikuar dhe krahasuese të mos hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në Filozofi Edukimi të mos hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save