Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 26, datë 27.03.2015 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI, NË HISTORI GJEOGRAFI”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

VENDIM
Nr. 26,datë 27.03.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI, NË HISTORI GJEOGRAFI”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
a)    Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësuesi, Histori - Gjeografi”
b)    Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c)    Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli” Korçë
d)    Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
e)    Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite / 3 semestra
f)    Kredite (ECTS): 90 ECTS
g)    Forma e studimi: me kohë të plotë
h)    Gjuha e studimeve: Shqip
i)    Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j)    Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 – 40 studentë
k)    Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:


1.    Programi i studimit Master Profesional në “Mësuesi, Histori - Gjeografi”, i përmbush standardet e cilësisë që lidhen me stafin e mjaftueshëm akademik dhe me shkallën e kualifikimit të tij për realizimin e programit të studimit.
2.    Për gjithë sa më sipër, KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Mësuesi, Histori – Gjeografi” me elementët e mësipërm, të hapet në përputhje me sa më poshtë:
a.    Emërtimi i programit të studimit të saktësohet në Master Profesional “Mësuesi në Histori – Gjeografi”
b.    Të përputhen saktësisht ngarkesa në orë mësimore midis planit mësimor dhe atyre të parashikuara në syllabuse sipas formave të mësimdhënies, për çdo lëndë, modul sipas formateve të posaçme.
c.    Orët e praktikës profesionale të përfshihen në orët në auditor.
d.    Të realizohet një studimi i tregut të punës, për të parë nevojat e tregut të punës në Rajonin e Korçës.
e.    Të realizohet marrëveshja e bashkëpunimit me Drejtorinë Arsimore Rajonale për praktikën profesionale.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save