Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 251 datë 16.09.2011 - SHLUP "Gjon Buzuku"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 251 datë 16.09.2011

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. ADMINISTRATË PUBLIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e ri të studimit, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Gjon Buzuku”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Administratë Publike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
·Të paraqitet koordinatori i programit të studimit me kualifikimin e duhur.
·Të përputhet numri total i ECTS me kriterin e standardit.
·Të përputhet ngarkesa në ECTS e paraqitur në Plani mësimor me atë të paraqitur në syllabus.
·Në ndonjë lëndë të përmirësohet literatura bazë duke paraqitur në vend të leksioneve të shkruara, tekste bazë mësimore.
·Të paraqiten CV-të e gjithë personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
·Të deklarohet infrastruktura e nevojshme për këtë program studim.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Gjon Buzuku”, për programin e studimit: MP në “Administratë Publike”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save