Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 24 datë 17.07.2009 - Universiteti Europian i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 24 datë 17.07.2009

Për akreditimin Institucional dhe të Programeve të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë në: Juridik i përgjithshëm i shoqëruar me profilet “E drejtë biznesi”, “E drejtë Publike dhe Kushtetuese”,“E drejtë Ndërkombëtare dhe Europiane”; Marrëdhënie publike-komunikim; Shkenca Politike; Marrëdhënie Ndërkombëtare; Financë-bankë; Menaxhim Biznesi, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Europian i Tiranës”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin institucional dhe të Programeve të Studimit Diplomë e Nivelit të Parë në Juridik i Përgjithshëm, Diplomë e Nivelit të Parë në Marrëdhënie Publike – Komunikim, Diplomë e Nivelit të Parë në Shkenca Politike, Diplomë e Nivelit të Parë në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Diplomë e Nivelit të Parë në Financë – Bankë, Diplomë e Nivelit të Parë në Menaxhim Biznesi, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Europian i Tiranës”, të kryer në periudhën Prill – Korrik 2009, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë si dhe raportimin e ekspertëve të jashtëm, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv për akreditimin institucional dhe të programeve të studimit Diplomë e Nivelit të Parë në: Juridik i Përgjithshëm; Marrëdhënie Publike – Komunikim; Shkenca Politike; Marrëdhënie Ndërkombëtare; Financë – Bankë; Menaxhim Biznesi, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Europian i Tiranës”
Akreditimin e Programit të Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë Juridik i Përgjithshëm
Akreditimin e Programit të Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë Marrëdhënie Publike - Komunikim
Akreditimin e Programit të Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë Shkenca Politike
Akreditimin e Programit të Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë Marrëdhënie Ndërkombëtare
Akreditimin e Programit të Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë Financë - Bankë
Akreditimin e Programit të Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë Menaxhim Biznesi
dhe i rekomandon Shkollës së Lartë Universitare Private “Universiteti Europian i Tiranës”, për vitin e ardhshëm akademik 2009-2010, të bëjë përmirësimet e mëposhtëme:
· Të vendosë në prioritetet e tij plotësimin e standardeve numerike (staf i brendshëm akademik) për funksionimin e njësive kryesore dhe njësive bazë, si dhe konsolidimin e tyre si dhe shpërndarjen më racionale të ngarkesës e të mos lejojë pedagogë të japin deri 5 disiplina. Plotësimi i këtyre standardeve të jetë prioritet me fillimin e programeve të studimit të ciklit të dytë (DND dhe MNP).
· Të përmirësohen raportet e përfaqësimit në senatin akademik për të siguruar një mekanizëm të balancuar votimi në vendimmarrje dhe një përfaqësim më të madh të studentëve. Të saktësohen disa nga funksionet e senatit në lidhje me projektbuxhetin, programet dhe planet disavjeçare të zhvillimit si dhe autoriteti vendimmarrës për këto procese. Të konsolidohen këshillat e fakulteteve duke rishikuar edhe një herë përgjegjësitë në lidhje me hartimin, rishikimin periodik dhe ndryshimin e programeve të studimit, duke shmangur përplasjet e përgjegjësive me zyrën e zhvillimit të kurrikulave.
· Të rishikohen kompetencat e organeve drejtuese kolegjiale duke synuar rritjen e rolit të këshillit shkencor dhe përcaktimin e saktë të kompetencave mes dekanit, këshillit shkencor, rektorit dhe senatit akademik.
· Rektorati i Universitetit të marrë masat për zbërthimin e strategjisë në plane konkrete veprimi, të cilat duhet të jenë të matshme, të monitorueshme dhe objekt i analizave të vazhdueshme.
· Rëndësi parësore t’i kushtohet konsolidimit të instituteve dhe qendrave, saktësimit të funksioneve dhe lidhjes së tyre me fakultetet dhe departamentet, përcaktimi i fushave studimore dhe të kërkimit të tyre si dhe mekanizmat financiarë për mbështetjen e tyre.
· Të krijohen mundësitë për kualifikimin e personelit të ri akademik si dhe të krijohen mekanizma të qartë dhe transparentë për mbështetjen dhe financimin e aktiviteteve shkencore, në të gjitha njësitë.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save