Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 218 datë 29.07.2011

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 218 datë 29.07.2011

Programi i Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. E DREJTË NDËRKOMBËTARE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit Master i Shkencave, të kërkuar nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “E Drejtë Ndërkombëtare”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentat:
Mungojnë të dhënat për numrin total të provimeve.
Orët e Praktikës profesionale janë llogaritur si orë jashtë auditorit.
Ngarkesa totale e orëve në auditor nuk është në përputhje me kriteret e Udhëzimeve të MASh (600-750 orë mësimore/vit).
Ndarja e lëndëve sipas veprimtarive formuese në ECTS (122) nuk përputhet me ECTS e paraqitura në planin mësimor (120).
Nuk jepet lista e debiteve të formimit me plotësime shtesë.
Nuk ka të dhëna për koordinatorin e programit.
Syllabuset nuk janë paraqitur me elementët e tyre përkatës. Mungojnë: emri dhe kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndën temat që do të trajtojë lënda, ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit, format e vlerësimit të studentëve, detyrimet e studentit për lëndën, literatura ndihmëse.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Ndërkombëtare të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save