Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 215, datë 16.12.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIONI”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 215, datë 16.12.2016
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIONI”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË 


Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Doktoratë në “Shkenca Kompjuterike me profile: Shkenca kompjuterike; Sisteme menaxhimi informacioni”, me elementët si më poshtë:

 
a)      Emërtimi i programit: Doktoratë në “Shkenca Kompjuterike me profile: Shkenca kompjuterike; Sisteme menaxhimi informacioni”

b)      Cikli i studimit: Cikli i tretë

c)      Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 567, datë 19.11.2012

d)      Institucioni që e ofron*: Universiteti i New York-ut në Tiranë

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë, Artit dhe Shkencave Sociale

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite

g)      Kredite (ECTS): 60 Kredite (viti i formimit teorik)

h)      Forma e studimit: Nuk përcaktohet

i)       Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë

j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

 
VENDOSI:

1.      Programi i studimit të ciklit të tretë Doktoratë në “Shkenca Kompjuterike me profile: Shkenca kompjuterike; Sisteme menaxhimi informacioni” i përmbush pjesërisht “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin e programeve të studimit të ciklit të tretë doktoratë, me mangësitë si më poshtë:

a)      Numër i ulët i stafit akademik, të angazhuar me kohë të plotë, me kualifikimin e nevojshëm për tu përfshirë në udhëheqjet e doktoratës.

b)      Nivel i ulët i publikimeve shkencore nga stafi akademik dhe studentët e këtij programi.

c)      Numër i kufizuar i bashkëpunimeve ndërkombëtare që kanë impakt të drejtpërdrejtë këtë program studimi.

d)      Nuk janë venë në dispozicion fonde të posaçme për mbështetjen e projekteve kërkimore dhe/ose pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare për këtë program studimit. Aktualisht nuk ka asnjë mbështetje institucionale për pjesëmarrje në projekte bashkëpunuese kërkimore, psh. të financuara nga BE-ja ose institucione të tjera ndërkombëtare.

2.      Institucioni të mos pranojë e regjistrojë studentë të rinj në këtë program studimi dhe të riorganizojë këtë program sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

3.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Doktoratë në “Shkenca Kompjuterike me profile: Shkenca kompjuterike; Sisteme menaxhimi informacioni”, me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht vetëm për brezat e studentëve që aktualisht janë në proces doktorate.

 
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save