Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 213 datë 29.07.2011

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 213 datë 29.07.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor në:
1. MËSUESI PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR
2. MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË LARTË NË HISTORI
2. MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË ULËT NË HISTORI
3. MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË LARTË NË GJUHË ANGLEZE
4. MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË ULËT NË GJUHË ANGLEZE
5. MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË LARTË NË GJUHË DHE LETËRSI SHQIPE
6. MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË ULËT NË GJUHË DHE LETËRSI SHQIPE
7. MËSUESI NË ARSIMIN E MESËM E TË ULËT NË SOCIOLOGJI DHE SHKENCAT SOCIALE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. STUDIME PËR ZHVILLIMIN HUMAN DHE FAMILJEN
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor; Master Profesional dhe Master i Shkencave të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Justicia”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programeve të Reja të Studimit, Bachelor në “Mësuesi për arsiminParashkollor”, Bachelor në “Mësuesi për arsimin Fillor”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Lartë në Histori”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Histori”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Lartë në Gjuhë Angleze”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Gjuhë Angleze”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Lartë në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”, MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Sociologji dhe Shkenca Sociale”, M.Sc. në “Studime për Zhvillimin Human dhe familjen”, nuk përmbushin standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jepet vlerësim Negativ, me argumentet:
· Plani mësimor i hartuar për Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor” paraqitet i njëjtë me planin mësimor të programit të studimit Bachelor “Mësuesi për Arsimin Fillor”.
· Misioni dhe objektivat nuk janë në përputhje me programet e studimit.
· Personeli akademik angazhohet në më shume se dy lëndë.
· Personeli akademik nuk ka kualifikimin e duhur.
· Mungojnë CV-të e personelit akademik.
· Në shumicën e lëndëve nuk është përcaktuar pedagogu i lëndës.
· Programi i studimit i nivelit të dytë dhe shkencor ezaurohet vetëm me gjithsej 6 lektorë, tre prej tyre mbajnë peshën e 75% të lëndëve, po ashtu të njëjtët personel akademik kanë një peshë të madhe në programin e nivelit të parë.
· Ekzistojnë lëndë të sajuara, si bashkime jo komplementare të synimeve programore.
· Në disa lëndë nuk respektohet kriteri shkencor.
· Paraqiten përsëritje të mirëfillta dhe mbivendosje me programin e nivelit të parë, nuk shfaqen tregues të thellimit dhe aq më tepër shkencor.
· Teza përfundimtare është lënë tërësisht e pa trajtuar si zhvillim dhe realizim.
· Ka mangësi teknike në përcaktimin e fushave nga vijnë studentët që do të pranohen në program dhe është dhënë vetëm kriter specifik diploma.
· Në programet e studimit Master Profesional janë përfshirë lëndë si “Metoda Kërkimi”.
· Për MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Sociologji dhe Shkenca Sociale”, në emërtim dhe objektiva synon të formësojë mësuesit e sociologjisë dhe shkencave sociale, ndërkohë që pikërisht profilin e sociologjise dhe shkencave sociale e ka në një nivel tërësisht të pamjaftueshëm në kurrikul.
· Nuk përcaktohen qartë formimet nga të cilat vijnë studentët.
· MP në “Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Sociologji dhe Shkenca Sociale”, nuk i përgjigjet kërkesave për mësues profesional të mirëfilltë për sociologjinë dhe shkencat sociale.
· Literatura e parashikuar në syllabuset e lëndëve nuk është e klasifikuar dhe e përditësuar.
· Literatura përkatëse në syllabuse nuk është e plotësuar dhe konkretizuar me (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN).
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor  të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Mësuesi për Arsimin Fillor të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Lartë në Histori të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Histori të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Lartë në Gjuhë Angleze të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Gjuhë Angleze të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e Lartë në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe të mos hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Mësuesi në Arsimin e Mesëm e të Ulët në Sociologji dhe Shkenca Sociale të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Studime për Zhvillimin Human dhe familjen të mos hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save