Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 21, datë 30.01.2015 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “INFORMATIKË E ZBATUAR” TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LOGOS””

VENDIM
Nr. 21, datë 30.01.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “INFORMATIKË E ZBATUAR” TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LOGOS””



Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Informatikë e Zbatuar”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Logos”

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite akademike / 3 semestra

f)       Kredite (ECTS): 90 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Gjuha e studimeve: Shqip

i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 – 30 studentë

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7



VENDOSI:



1.      Programi i studimit Master Profesional në “Informatikë e Zbatuar”, nuk i përmbush standardet shtetërore të cilësisë për stafin përbërës të njësisë kryesore (Fakulteti i Shkencave të Aplikuara) dhe të asnjë prej njësive bazë të tij, që mbulojnë dhe përgjigjen për këtë program studimi.

2.      Për sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Informatikë e Zbatuar” me elementët e mësipërm të mos hapet.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save