Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 209, datë 18.11.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “MENAXHIM”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 209, datë 18.11.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “MENAXHIM”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD” 


Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”,

VENDOSI:

1.      Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”, i ka plotësuar kushtet e vëna në Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 405, datë 26.07.2016, për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim”.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit jep vlerësim përfundimtar pozitiv për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD” dhe rekomandon heqjen e kushteve të akreditimit sipas Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 405, datë 26.07.2016. 

3.      Institucioni do të monitorohet nga APAAL dhe KA për ndjekjen e treguesve të cilësisë për këtë program studimi. IAL, brenda vitit akademik 2016-2017, të raportojë pranë APAAL mbi përmirësimin në vijim të këtyre treguesve dhe veçanërisht për cilësinë e literaturës bazë dhe dytësore në mbështetje të këtij programi studimi.

4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Bachelor në “Menaxhim”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save