Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 205, datë 18.11.2016 PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË-KONTABILITET”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 205, datë 18.11.2016
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË-KONTABILITET”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”


Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë-Kontabilitet”
b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë
c)      Akti zyrtar i hapjes/licencimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nr. 2365 prot, datë 12/04/2006
d)      Urdhëri i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 288, datë 04.09.2009
e)      Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Universiteti Marin Barleti”
f)       Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë
g)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
h)      Kredite (ECTS): 180 ECTS
i)       Forma e studimit: Me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme
j)       Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë IAL
k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

1.      Programi i studimit, Bachelor në “Financë-Kontabilitet” i përmbush pjesërisht “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit jep për këtë program studimi vlerësim pozitiv me kusht që Institucioni brenda 6 muajve nga akti zyrtar i akreditimit të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Plani mësimor në mënyrën si paraqitet për Institucionin dhe veçanërisht për studentët, duhet të jetë më i detajuar, i plotësuar me të gjithë elementët e tij dhe lehtësisht i kuptueshëm nga studentët në lidhje me mundësitë që ai ofron për formimin bazë dhe profilet.

b.      Institucioni duhet të marrë masa në vijim për përmirësimin e kualifikimit akademik veçanërisht për përgjegjësit e lëndëve/moduleve.

c.       Të saktësohet dhe plotësohet dokumentacioni që lidhet me rezultatet e përparimit dhe detyrimeve të studentëve për gjatë gjithë viteve të studimit.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor “Financë-Kontabilitet”, me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save