Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 199, datë 17.10.2016 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “KONTABILITET FINANCË”, TË AKADEMISË PROFESIONALE TË BIZNESIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
 
 VENDIM
 
Nr. 199, datë 17.10.2016
  
PËR
AKREDITIMIN  E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “KONTABILITET FINANCË”, TË AKADEMISË PROFESIONALE TË BIZNESIT
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i shkencave në “Kontabilitet Financë”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 277, datë 02.07.2012

d)     Institucioni që e ofron:Akademia Profesionale e Biznesit

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra

g)      Kredite (ECTS): 120 Kredite

h)      Forma e studimit: Me kohë të plotë

i)        Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë IAL

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7 


VENDOSI

1.      Programi i studimit, Master i shkencave në “Kontabilitet Financë”, i përmbush “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv, me rekomandimet e mëposhtme:

a.       Të përmirësohet raporti i komponentit të mësimdhënies me ate të kërkimit shkencor, në drejtim të ruajtjes dhe përmirësimit të këtij të fundit edhe përmes bashkëpunimit me Institucione homologe jashtë vendit.

b.      Të pasurohet fondi i literaturës për këtë program studimi dhe të sigurohet literatura shtesë, sikurse përcaktohet në syllabuset e lendëve. 

c.       Të aplikohen kritere shtesë në hyrje, për studentët aplikant në këtë cikël studimi.

d.      Të raportohen dhe publikohen rezultatet e vlerësimit të brendshëm të cilësisë edhe në faqen Web.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit, Master i shkencave në “Kontabilitet Financë”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.

 

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save