Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 195, datë 17.10.2016 MBI VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE DHE HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË DHE KONTABILITET”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË", TIR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
 
VENDIM
 Nr. 195, datë 17.10.2016
 
MBI
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE DHE HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË DHE KONTABILITET”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË", TIRANË
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë dhe kontabilitet”

b)      Cikli i studimit: Cikli i parë

c)      Institucioni që e ofron: ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra

f)       Kredite (ECTS): 180 ECTS

g)      Forma e studimit: me kohë të plotë

h)      Gjuha e studimeve: anglisht

i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 studentë

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI

1.      Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet e vëna në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 186, datë 07.07.2016, për programin e studimit Bachelor në “Financë dhe kontabilitet”.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv për programin e studimit Bachelor në “Financë dhe kontabilitet”, të Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Bachelor në “Financë dhe kontabilitet”, i Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë, të hapet.


KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save