Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 192, datë 17.10.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INFORMATIKË LIGJORE”,TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

VENDIM
 
Nr. 192, datë 17.10.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INFORMATIKË LIGJORE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” , Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar,  plotësimet e përcjella nga Universiteti i Tiranës me shkresë Nr. 513/12 Prot, datë 26.07.2016 “Dërgohet plotësim dokumentacioni” si përgjigje ndaj kërkesës së APAAL dërguar me shkresë Nr. 119/1 Prot, datë 29.04.2016 “Kërkohet plotësim dokumentacioni”,  mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit:Master i Shkencave në “Informatikë ligjore”

b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Natyrës

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra

f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS

g)      Forma e studimit: me kohë të plotë

h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

i)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 40studentë

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

 
VENDOSI:

 
1.      Programii studimit Master i Shkencave në “Informatikë ligjore”, nuk i përmbush standardet e cilësisë për arsyet si më poshtë:

a.       Emërtimi i  programit të studimit nuk është në përputhje me objektivat,  rezultatet e të nxënit, planin mësimsor dhe kurrikulën e këtij programi studimi.
b.      Në këtë program studimi nuk mund të pranohen studentë që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në Juridik/Drejtësi, pasi nuk është në përputhje me kërkesat paraprake mbi formimin e përgjithshëm dhe specifik për regjistrimin në këtë program studimi.

2.      KA jep vlerësim përfundimtar negativ dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Informatikë ligjore” me elementët e mësipërm të mos hapet.

 

 KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save