Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 191, datë 07.07.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MËSUESI NË EDUKIM FIZIK DHE SPORTE”, TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 191, datë 07.07.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MËSUESI NË EDUKIM FIZIK DHE SPORTE”, TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukim fizik dhe sporte”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Institucioni që e ofron: ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”
d)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave sociale
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS
g)      Forma e studimi: me kohë të plotë
h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i)       Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 25 studentë
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:


1.      Programi i studimit Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukim fizik dhe sporte”, i përmbush standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.

2.      Për gjithë sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Mësuesi në Edukim fizik dhe sporte” me elementët e mësipërm të hapet.
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save