Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 189 datë 24.06.2011 - Universiteti “Luigj Gurakuqi”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 189 datë 24.06.2011

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (Msc) në:
1. FINANCË
2. KONTABILITET
3. ADMINISTRIM BIZNESI
4. PSIKOLOGJI LIGJORE
5. PSIKOLOGJI ORGANIZATIVE
6. PSIKOLOGJI KLINIKE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. LABORANT MJEKËSOR
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Master i Shkencave dhe Master Profesional të kërkuara nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Financë”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të angazhohen personel akademik me gradën doktor në lëndët e specialitetit të financës (Drejtimi financiar i institucioneve publike; Kontabiliteti i drejtimit; Menaxhimi i riskut; Teoria e portofolit; Strategjia e menaxhimit të investimeve në pasuri reale) ku pretendohet të jepen njohuri më të thelluara dhe të veçanta.

  • Të përputhen të dhënat e plota për personelin akademik.
  • Të paraqiten emrat e personelit akademik në të gjitha syllabuset e lëndëve.
  • Të përputhet programi i lëndës me nivelin e programit të studimit, pasi disa prej tyre paraqiten si një përsëritje e njohurive të marra në disiplinat e marketingut.
  • Të rishikohet emërtimi i lëndës “Manaxhimi i financave publike”, pasi duket se paralelizon emërtimin e lëndës tjetër “Drejtimi financiar i institucioneve publike”.
  • Të realizohet një diferencim në kriteret e pranimit për studentët e programeve të studimit të profileve të ndryshme.
  • Të unifikohen programet e lëndëve nga pikëpamja formale si dhe në vlerësimin e studentëve.
  • Të rishikohen detyrimet e studentëve pasi ka raste të përllogaritjes jo të saktë të shumës së pikëve.
  • Të rishikohen syllabuset e lëndëve pasi në disa raste ka mbivendosje temash.

2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Kontabilitet”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Psikologji Ligjore”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:

  • Të përcaktohet praktika mësimore dhe laboratorët e nevojshme për të bërë vlerësimet e duhura për këtë program studimi.
  • Të rishikohen lëndë si “Teoritë e aplikuara në komunikim” dhe “Psikologji pedagogjike” të cilat janë lëndë të nivelit Bachelor.
  • Të vendoset si kriter i detyrueshëm njohja e gjuhës së huaj anglisht (me çertifikim ndërkombëtar) në mënyrë që studentët të jenë në gjendje të shfrytëzojë literaturën e syllabuseve e cila jepet tërësisht në gjuhën angleze.

5. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Psikologji Organizative”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar: Të realizohet një studim real mbi tregun e punës për këtë lloj specializimi pasi një gjë e tillë nuk ekziston në Shqipëri ose mbulohet nga profili i Administrimit Publik.
6. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Psikologji Klinike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar: Të vendosen kritere shtesë pranimi për ata studentë të cilët nuk vijnë nga sistemi i edukimit në nivelin Bachelor jashtë fushës së shkencave sociale.
7. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Laborant Mjekësor”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentat:
· Nuk del qartë epërsia e programit të studimit Master Profesional në krahasim me programin Bachelor.
· Për lëndët si “Mikrobiologji”; “Patologjia morfologjike”; “Pediatri” dhe “Farmako toksikologjia” qëllimet e tyre janë të njëjta me qëllimin dhe programin e nivelit Bachelor.
· Literatura e paraqitur në syllabuse është shumë e vjetëruar, para 20 ose 30 vitesh.
· Në lëndët specifike mjekësore personeli akademik ka gradën Master ndërkohë që duhet të kenë të paktën gradën shkencore Doktor.
· Të dhënat në Nenin Nr.6 të Rregullores së programit të studimit “Misioni i programit të Masterit Profesional është thellimi i mëtejshëm i aftësive profesionale” bie në kundërshtim me planin mësimor të detajuar si dhe syllabuset e lëndëve.
· Kriteri i regjistrimit të studentëve që kanë përfunduar Bachelor në Mami dhe Fizioterapi nuk është i përshtatshëm pasi programi i tyre i studimeve ka shumë dallime nga ai i Laborantin Mjekësor.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Kontabilitet të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Administrim Biznesi të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Laborant Mjekësor të mos hapet
Institucioni aplikues Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për programet e studimit: M.Sc. në “Financë”; M.Sc. “Psikologji Klinike”; M.Sc. “Psikologji Organizative” dhe M.Sc. “Psikologji Ligjore”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për programet e studimit, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Shyqyri Llaci nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save