Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 189, datë 07.07.2016 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI, ME PROFILE”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË", TIRA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 189, datë 07.07.2016
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI, ME PROFILE: INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE BIG DATA; RRJETET KOMPJUTERIKE DHE SIGURIA KIBERNITIKE; MULTIMEDIA-DIZAJN”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË", TIRANË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak, të programit të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni” me profile: “Inxhinieri kompjuterike dhe Big Data”, “Rrjetet kompjuterike dhe Siguria Kibernetike” dhe “Multimedia-Dizajn”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Institucioni që e ofron: ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë
d)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS
g)      Forma e studimi: me kohë të plotë
h)      Gjuha e studimeve: Anglisht
i)       Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j)       Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 studentë
k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:

1.      Programi i studimit Master i Shkencave “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni” me profile: “Inxhinieri kompjuterike dhe Big Data”, “Rrjetet kompjuterike dhe Siguria Kibernetike” dhe “Multimedia-Dizajn”, i përmbush pjesërisht standardet e cilësisë për këtë lloj dhe cikël programi studimi.
2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos që ky program studimi të hapet vetëm pasi të plotësojë mangësitë si më poshtë:
a.       Të korrigjohen mospërputhjet e aktiviteteve në planin mësimor dhe syllabuseve përkatëse përsa i përket orëve mësimore të lëndëve sipas formave të mësimdhënies si dhe të jepet ngarkesa në orë për projektin e parashikuar sipas planit mësimor.
b.      Të realizohet një përkthim më i mirë në shqip i disa emërtimeve të lëndëve si dhe i terminologjisë së përdorur do të përmirësonte dokumentacionin e paraqitur.
c.       Të rishikohet mbulimi i ngarkesës mësimore për rastin kur për 5 lëndë është parashikuar i njëjti pedagog.
d.      Të jepen të dhëna për infrastrukturën në dispozicion të programit (informacion lidhur me: auditorët, laboratorët e duhur, bibliotekën, mjetet kompjuterike, etj.) si dhe për personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ në shërbim të programit të studimit.
e.       Të jepen të dhënat për bashkëpunimet e mundshme për realizimin e praktikave mësimore.
f.        Rekomandohet vendosja e një note mesatare minimale për pranimet.
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save